Hoti i përgjigjet VV’së: S’është pasqyrë e mirë rivaliteti politik në çështjen e dialogut

Hoti i përgjigjet VV’së: S’është pasqyrë e mirë rivaliteti politik në çështjen e dialogut

Kryeministri Avdullah Hoti nga Washingtoni tha se Kosova ka momentin më të mirë se asnjëherë më parë për të përmbyllur formimin e shtetësisë së saj. Për këtë gjë ai ripërsëriti kërkesën e tij për ta mbështetur këtë proces edhe partitë opozitare, pa votën e së cilës nuk mund të ratifikohet marrëveshja në rast se arrihet. […]

Kryeministri Avdullah Hoti nga Washingtoni tha se Kosova ka momentin më të mirë se asnjëherë më parë për të përmbyllur formimin e shtetësisë së saj.

Për këtë gjë ai ripërsëriti kërkesën e tij për ta mbështetur këtë proces edhe partitë opozitare, pa votën e së cilës nuk mund të ratifikohet marrëveshja në rast se arrihet.

“I ftoj të gjithë edhe Vetëvendosjen edhe opozitën që të jemi të bashkuar në këtë çështje në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kemi mjaft tema që mund të bëjmë garë politike. Dialogu është temë strategjike, është momentum i jashtëzakonshëm për ta përmbyllur pasi kemi mbështetje të madhe të miqve kryesorë. S’është pasqyrë e mirë kur për çështje të tilla të zhvillohet rivalitet politik”.

Përkundër akuzave të Vetëvendosjes se Qeveri Hoti nuk e ka legjitimitetin dhe legalitetin për të biseduar për fatin e Kosovës, vetë kryeministri thotë se detyrat e tyre janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendin dhe se i ka kompetencat e plota dhe legalitetin e plotë për bisedimet me Serbinë.

Por, a do të bëjë kompromis Avdullah Hoti siç ka paralajmëruar Aleksandër Vuçiqi serbët?

“Të gjitha kompromiset Kosova i ka bërë me Pakon e Ahtisaarit. Krejt Kushtetuta e Kosovës është kompromis sa i përket komuniteteve. E kemi kryer fazën e kompromiseve për të vazhduar më tej. Momentum më të mirë nuk shoh. Ne duhet të tregojmë maturinë shtetëore për t’i dhënë frymë procesit të dialogut derisa shihemi si pala konstruktive e tij. Nuk shtrohet asnjëherë në diskutim çështja e pavarësisë dhe integritetit territorial. Ajo që na kërkohet neve është të dialogojmë se si t’i normalizojmë marrëdhëniet”.

Hoti në Klan Kosova tha se nuk mund të jep përgjigje nëse në këtë takim të 4 shtatorit mund të merr pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, por tha se me sekretarin e shtetit Mike Pompeo do të takohen të premten.

“Do të jem i hapur dhe transparent për dinamikat. Kemi ardhur të përgatitur dhe do të jemi të gatshëm të lëvizim përpara. Ne do të donim që të përmbyllet kjo çështje sa më parë, por jo gjithçka varet nga ne. Ne po e bëjmë maksimumin me parime të qarta dhe që nuk kontestohen fare nga miqtë tonë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?