Hoti aktivisteve që e fishkëllyen: Mos ju lutem

Aktivistet e PSD-së, Teutë Rrusta dhe Natyra Kuçi kanë hedhur fletushka në drejtim të kryeministrit Avdullah Hoti, derisa në sallë u dëgjuan edhe fishkëllima të shumta, si protestë për heshtjen e kryeministrit për dhunën ndaj grave dhe mohimit të të drejtave të tyre në familje e shoqëri. Hoti tha se ai është një prej personave […]
Aktivistet e PSD-së, Teutë Rrusta dhe Natyra Kuçi kanë hedhur fletushka në drejtim të kryeministrit Avdullah Hoti, derisa në sallë u dëgjuan edhe fishkëllima të shumta, si protestë për heshtjen e kryeministrit për dhunën ndaj grave dhe mohimit të të drejtave të tyre në familje e shoqëri.
Hoti tha se ai është një prej personave që mbron më së shumti të drejtat e grave me veprime konkrete e jo me deklarata në rrjete sociale, transmeton Periskopi.
“Nuk e gjeni një person tjetër që i mbron me ma vendosmëri të drejtat e grave dhe femrave. A dëshironi që ju të dëgjoni fjalë dhe deklarata nga unë, apo veprime të institucioneve në këtë drejtim. Të gjitha keni me i dëgju. Mosni ju lutem. Nuk e keni gjetë njeriun e duhur për këtë, se unë jam në anën e juaj. Nuk e keni gjetë as vendin as njeriun për të bërë ketë veprim por është e drejtë e juaja. Është e drejtë e tyre, për këtë kauzë të drejtë”, tha Hoti.












