Haradinaj: AAK u bë gati të largohej nga Qeveria nëse s’do të ndryshohej pika për Ujmanin

Haradinaj: AAK u bë gati të largohej nga Qeveria nëse s’do të ndryshohej pika për Ujmanin

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për marrëveshjet për normalizim ekonomik që Kosova dhe Serbia nënshkruan dje në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit Donald Trump. Në një prononcim për Telegrafin, Haradinaj tha se versioni i parë i marrëveshjes nuk ka qenë siç duhet sa i përket çështjes së Ujmanit, pasi në dokument […]

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për marrëveshjet për normalizim ekonomik që Kosova dhe Serbia nënshkruan dje në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit Donald Trump.

Në një prononcim për Telegrafin, Haradinaj tha se versioni i parë i marrëveshjes nuk ka qenë siç duhet sa i përket çështjes së Ujmanit, pasi në dokument shkruhej që të dy palët ndajnë Liqenin e Ujmanit/Gazivodes për furnizim me ujë dhe energji.

Ai thotë se ka insistuar që kjo të ndryshohet, në të kundërtën AAK-ja ka qenë gati për të dalë nga koalicioni me LDK-në.

Kjo pikë, sipas tij, më pas ishte ndryshuar për t’u zëvendësuar me studimin e fizibilitetit nga Departamenti për Energji i SHBA-ve.

“Versioni i parë i dokumentit ka qenë jokorrekt sa i përket Ujmanit dhe kjo për neve ka qenë e papranueshme. Për këtë kemi mbajtur qëndrim. Pas kërkesës tonë, pika ku flitej për Liqenin e Ujmanit është ndryshuar. Nëse nuk ishte marrë parasysh kërkesa jonë, ne kemi qenë të gatshëm për ta lëshuar koalicionin me LDK-në. Ministrat tanë i kanë pasur dorëheqjet e përgatitura”.

Kreu i AAK-së u shpreh se e ka mbajtur barrën e marrëveshjes pasi tha se varej nga ai se çka do të ndodhte në Washington.

“Barra e marrëveshjes ra mbi mua, nuk ka qenë e lehtë. Andaj duhet të jemi vigjilent në të ardhmen që të mësojmë nga përvojat jo të mira që kemi pasur na mësojnë se nuk duhet të entuziazmohemi në raste të tilla”.

Ndërkaq i pyetur për lëkundjen e koalicionit, Haradinaj konfirmoi se kanë kaluar tensionet dhe koalicioni është i qëndrueshëm.

Sa i përket 16 pikave të marrëveshjes, Haradinaj ka thënë se Kosova ka fituar.

“Kosova më 4 shtator në Washington ka fituar, nuk është humbëse. Për këtë e kam mbështetur marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë. Ne ende kemi vështirësi, por duhet punojmë”.

“Për arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpreh falënderim ndaj SHBA-së, presidentit Donald Trump, Emisarit Special për Dialog Richard Grenell dhe të tjerë që kanë punuar në këtë në vazhdimësi”./ Telegrafi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?