Handikos pajisë me tabletë 12 fëmijë me aftësi të kufizuara

12 fëmijë me aftësi të kufizuara, anëtarë të grupit Avokues ‘’Hëna’’ tashmë do ta kenë më të lehtë pjesëmarrjen e tyre në aktivitete apo takime virtuale, pas pajisjes me tabletë të rinj dhe të përshtatshëm për ta. HANDIKOS ka arritur që shpërndarjen e tabletëve ta bëjë në katër komuna target, atë të Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt […]
HANDIKOS ka arritur që shpërndarjen e tabletëve ta bëjë në katër komuna target, atë të Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjakovës, me shpresën që në mundësitë e tjera të mbështeten edhe fëmijë të tjerë me pajisje të tilla.
Ky intervenim është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë” në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë dhe SIDA-n suedeze.
Grupi Avokues i Fëmijëve “Hëna” është grup jo formal i themeluar nga HANDIKOS dhe i mbështetur nga Save the Children që nga viti 2017, me mision garantimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.













