Hamza pyet Hotin: 1 miliardët nga marrëveshja, a janë grant, donacion apo kredi që duhet ta kthejmë?

Shefi i GP të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se askush s’mund t’ia heq dronë se kryeministri Hoti mund ta diskutojë edhe Asociacionin me kompetenca ekzekutive. Ndërkohë Hamza ka pyetur Hotin se si do të jepen 1 miliard eurot. “Këto 1 miliard a janë grant, a janë donacione apo janë kredi që Kosova do t’i […]
Shefi i GP të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se askush s’mund t’ia heq dronë se kryeministri Hoti mund ta diskutojë edhe Asociacionin me kompetenca ekzekutive.
Ndërkohë Hamza ka pyetur Hotin se si do të jepen 1 miliard eurot.
“Këto 1 miliard a janë grant, a janë donacione apo janë kredi që Kosova do t’i kthejë”, ka thënë ai.
“Ne kemi qenë dhe jemi pro dialogut, porn ë dialog tani kanë ndodhë devijime. Ka rrëshqitur në dialog teknik. Këtu mund të hyjë Asociacioni, jo si OJQ, por Asociacion me kompetenca ekzekutive. Mua nuk ma heq askush këtë dro sepse kryeministri Hoti ka qenë edhe kundër mini-shengenit, por e ka nënshkruar atë”, ka thënë Hamza/Periskopi/












