Haliti thumbon LDK’në: Rambujenë e ka bërë UÇK, jo ata që silleshin me gazeta nër sqetull

Haliti thumbon LDK’në: Rambujenë e ka bërë UÇK, jo ata që silleshin me gazeta nër sqetull

Anëtari i Kryesisë së PDK-së Xhavit Haliti ka thënë se duhet të ekzistojë një mekanizëm shtetëror për verifikimin e figurave politike. Ai në Rubikon të Klan Kosovës deklaroi se nuk ka asnjë logjikë që AKI-ja ta bëjë një gjë të tillë. Madje, ai ka shkuar më larg dhe ka thënë se “kjo mënyrë e funksionimit […]

Anëtari i Kryesisë së PDK-së Xhavit Haliti ka thënë se duhet të ekzistojë një mekanizëm shtetëror për verifikimin e figurave politike.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës deklaroi se nuk ka asnjë logjikë që AKI-ja ta bëjë një gjë të tillë.

Madje, ai ka shkuar më larg dhe ka thënë se “kjo mënyrë e funksionimit i ngjan policive politike të diktaturave dhe jo një shteti demokratik”.

“Kemi një situatë të dialogut që po zhvillohet me Serbinë. A e kemi një organ kushtetues që korrigjon, mbikëqyr ose garanton për ata që marrin pjesë në bisedime? Ne nuk kemi akoma një mekanizëm shtetëror të pavarur i cili verifikon figurat politike për çështje të caktuara. Jo për me hy në punë diku, që ia kanë lënë AKI-së akoma, që për mua kjo mënyrë e funksionimit i ngjan policive politike të diktaturave dhe jo një shteti demokratik”.

“Nuk ka asnjë logjikë që AKI-ja të verifikojë figurat. AKI-ja mund të japë mendim për një fushë të caktuar, por duhet të kemi një mekanizëm pranë qeverisë, kryeministrit ose presidentit – një mekanizëm të verifikuar, të pavarur, që nuk i trembet syri dhe nuk pranon urdhra prej askujt”.

“Një mekanizëm i cili konstaton dhe verifikon figurat që kanë me u marrë më çështje të caktuara, që kanë me u bo deputetë ose ministra, që do të drejtojnë diçka, veçanërisht këta që do t’i drejtojnë bisedimet dhe kanë me marrë pjesë në delegacione për dialog duhet të jenë figura të garantuara – që s’janë ose s’kanë qenë agjentë të UDB-së, që nuk koketojnë me ta, që s’janë agjentë ose nuk punojnë për shërbimet armike të Kosovës – krejt këto duhet të verifikohen”.

“Gjithë ky debat që është bërë për dialogun me Serbinë e takimin në Washington dhe nuk ka mekanizëm që duhet të marrë përgjegjësinë për delegacionin atje”.

Haliti ka deklaruar se nuk do të pranonte ta dërgonte askënd që nuk e ka kaluar verifikimin nga ky mekanizëm në dialog me Serbinë, e nuk do të shkonte as vet.

Por, a ishte më ndryshe kur ai ishte pjesë e Konferencës së Rambujesë – ku po ashtu kishte negociata dhe marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë?

“Në Rambuje ka qenë tjetër gjë. Atje kanë qenë tri delegacione, derisa unë kam shkuar si pjesëtar i UÇK-së”.

Kur flet për Rambujenë, Haliti thumbon edhe LDK-në të cilët zgjedh t’i quaj “ata me gazeta nën sqetull”.

“Rambujenë e ka bërë UÇK-ja – pa UÇK-në s’do të kishte Rambuje. Nuk e kanë bërë këta që po thonë me gazeta nën sqetull – ata që janë sjellë me gazeta dhe e kanë lexuar “Bujkun” nëpër Kosovë dhe thonë që kanë bërë nam të madh”.

Çfarë thotë Xhavit Haliti, që po kërkon me insistim që të bëhet verifikim i figurave politike në Kosovë, për akuzat se vetë ai ka qenë i lidhur me UDB-në?

“Nëse ka argumente që kam punuar ja ku jam, por unë kam qenë ndër njerëzit më të ndjekur në ish-Jugosllavi. Shërbimet e thonë gjithmonë të kundërtën. Shteti duhet t’i verifikojë, nuk munden politikanët ose gazetarët ta verifikojnë askënd. Shteti ka mekanizmat e vet që verifikon secilin kur do, ndërsa kur nuk do e lëshon”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?