Grenelli i përgjigjet Osmanit: Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, që kritikoi dialogun e Kosovës se nuk solli asgjë nga ato që kishte premtuar. Teksa Osmani kishte vlerësuar njohjen nga Izraeli e duke thënë se roli i SHBA-së është treguar sërish ekzistencial, ajo kritikoi […]

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani, që kritikoi dialogun e Kosovës se nuk solli asgjë nga ato që kishte premtuar.

Teksa Osmani kishte vlerësuar njohjen nga Izraeli e duke thënë se roli i SHBA-së është treguar sërish ekzistencial, ajo kritikoi delegacionin e Kosovës se “nuk ka sjellë atë që e kishte premtuar”.

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është hap enorm. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi që ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen. Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë. S’mund të paguani as qiratë e as të ushqeni familjet tuaja me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është që të dihet saktësisht se si mund të përdoret e çfarë vende pune mund të krijohen. Të sugjerosh se kjo hap çështje të tjera është politikë e pakuptimtë. Ky studim është për të krijuar punë”, ka shkruar ai në Twitter duke iu përgjigjur direkt Osmanit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?