Grenelli: Administrata Trump, përmes njohjes nga Kosova, deshi ta ndihmojë Izraelin

I dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell. ka thënë se ka ndikuar dhe e ka nxitur Trumpin që ta vizitojë Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin. “Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që […]
I dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell. ka thënë se ka ndikuar dhe e ka nxitur Trumpin që ta vizitojë Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin.
“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.
I pyetur rreth idesë se Mini-Schengenit, Grenelli ka sqaruar se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në një gjë të tillë apo ta mbikqyrë, por se i pëlqen ideja dhe të gjithë duan të marrin pjesë në të.
“Prandaj edhe e kemi vënë në negociata, të shohim që edhe Serbia dhe Kosova të marrin pjesë në Mini-Schengen. Dhe njëmend na pëlqen ideja, është e mirë sa i përket bashkëpunimit tregtar dhe ndërtimit të organizatave multilaterale, të themeluara mbi bazën e krijimit të profiteve dhe punësimit të njerëzve”, ka thënë ai.
Grenelli ka theksuar se gjatë negociatave kanë insistuar rreth asaj që për një vjet të ndërpriten pëprjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, “në mënyrë që të mund të bisedohet rreth temave kryesore”.
“Nga ana tjetër, sa u përket raporteve mes Kosovës dhe Izraelit, administrata Trump konsideron se SHBA-ja duhet që në çdo mënyrë të tentojë ta ndihmojë Izraelin, që ndodhet në një ambient tejet armiqësor. Prandaj është me rëndësi ta përforcojmë grupin e shteteve që duan ta mbështesin Izraelin dhe në atë grup kemi dashur ta përfshijmë Kosovën”, ka thënë Grenelli.












