Grenell paralajmëron vizitën e presidentit Trump në Kosovë

Grenell paralajmëron vizitën e presidentit Trump në Kosovë

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejt Kosovën dhe rajonin, por që ende nuk është vendosur ndonjë datë. Kështu ka thënë ai në një prononcim për një radio serbe në Chicago, ku theksoi se qasja e SHBA ndaj dialogut ka qenë më ndryshe, në mënyrë […]

Emisari i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se presidenti Donald Trump mund ta vizitojë shumë shpejt Kosovën dhe rajonin, por që ende nuk është vendosur ndonjë datë.

Kështu ka thënë ai në një prononcim për një radio serbe në Chicago, ku theksoi se qasja e SHBA ndaj dialogut ka qenë më ndryshe, në mënyrë që të arrihet diçka.

“Të gjithë tani janë të fokusuar në politikë, përderisa ne jemi të fokusuar në ekonomi. Duam që kapitalizmi të mbizotërojë në rajon, që përmes krijimit të vendeve të reja të punës të bëjmë atë që nuk kanë arritur tjerët, pasi u fokusuan në aspektin politik”, tha Grenell.

Ndër të tjera, ai shtoi se SHBA nuk dëshiron të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve, pasi dy vendet duhet t’i zgjidhin vet ato.

Grenelli po ashtu i ka thënë kësaj radioje se ka ndikuar dhe e ka nxitur Trumpin që ta vizitojë Kosovën, Serbinë dhe tërë rajonin.

“Presidenti Trump ka thënë se mezi pret të vijë në vizitë. Ende nuk kemi datë apo detaje, por tashmë e kemi tejkaluar pengesën e parë, pra që Shtëpia e Bardhë zyrtarisht pajtohen me një gjë të tillë”, ka thënë Grenell.

Këto deklarata të emisarit Grenell vijnë pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit Trump.

Më 4 shtator, dy vendet nënshkruan marrëveshje ekonomike mes vete, por këtu u përfshi edhe njohja e ndërsjelltë e Kosovës me Izraelin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?