Grenell: Njohja reciproke diskutohet të hënën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

Grenell: Njohja reciproke diskutohet të hënën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpjeguar se nuk është diskutuar njohja reciproke në Shtëpinë e Bardhë mes Avdullah Hotit dhe Aleksander Vuçiq për arsye se kjo temë do të hapet të hënën në Bruksel. “Palët do të takohen të hënën në Bruksel dhe është një aspekt tjetër që do të diskutohet dhe […]

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shpjeguar se nuk është diskutuar njohja reciproke në Shtëpinë e Bardhë mes Avdullah Hotit dhe Aleksander Vuçiq për arsye se kjo temë do të hapet të hënën në Bruksel.

“Palët do të takohen të hënën në Bruksel dhe është një aspekt tjetër që do të diskutohet dhe më lër që të lidhem me pyetjen tëndë për këtë “pikën 10” një nga arsyet që ne nuk kemi dashur të flasim për këtë temë këtu është sepse është në agjendën që do të diskutohet të hënën në Bruksel”, ka thënë Grenell.

Këtë deklaratë Grenell e ka bërë të ditur, në një konferencë për media, pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë konferencë kanë qenë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien dhe këshilltari i lartë i presidentit Jared Kushner.

Grenell ka thënë se temën e njohjes reciproke ua ka lënë europianëve.

“Ne po provojmë që të bashkërenditemi me evropianët se çfarë mund të bëjmë ne dhe çfarë mund të bëjnë ata për të shtyrë këtë përpara. Të hënën ajo temë do të diskutohet në detaje në Bruksel, kështu që unë jam i sigurt që ne në njëfarë mënyrë duhet të lëmë dhe të punojmë me evropianët në këtë çështje”, u shpreh ai

Krejt këto shpjegime Grenell i ka dhënë pasi është pyetur nga gazetarët se a është hequr pika e famshme 10 ku flitej për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Grenell duke shpjeguar dy dokumentet e nënshkruara nga pala kosovare dhe ajo serbe, të cilat janë identike përveç pikës së fundit ku Kosova dhe Izraeli njohin njëra tjetrën, tha se pikat në marrëveshje nuk kanë qenë të renditura.

Ai tutje tha se është diskutuar për tema të ndryshme të cilat u janë prezantuar palëve në fillim, duke shtuar se fjalia që ka rrjedhur se e tërë marrëveshja është përmbledhur në njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e pjesshme dhe ka dhënë përshtypje të rreme.

“Së pari është gabim të thuhet ka qenë një pikë me numër 10. Asnjë nga pikat nuk kanë qenë të renditura. Kur ne kemi negociuar ka pasur diskutime për tema të ndryshme në tavolinë, shumë gjëra janë shtuar dhe janë hequr gjatë bisedimeve. Për dikë që të lëshojë në publik një fjali të caktuar dhe për të pretenduar se e gjitha ka qenë e gjithë marrëveshje është tipike politike por asgjë nuk ka qenë e renditur me numra. Asgjë nuk ka qenë e dakorduar derisa është dakorduar për të gjitha kështu që diçka ka rrjedhur nga bisedimet dhe ka qenë e pjesshme dhe mendoj se ka qenë pastaj e theksuar shumë që ka dhënë përshtypje të rreme”, tha Grenell.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?