Grenell i zhgënjyer pse mediat amerikane nuk raportuan për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Richard Grenell, i dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), për dialogun Kosovë-Serbi është duke u ankuar se mediat amerikane nuk kanë raportuar për marrëveshjen e djeshme Kosovë – Serbi. Ai ka postuar linkun e fjalimit të tij lidhur me arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah […]
Ai ka postuar linkun e fjalimit të tij lidhur me arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në prezent të presidentit amerikan, Donald Trump.
Grenell ka shkruar se nuk ka gjetur një media të Amerikës që ka raportuar për përmbajtjen e kësaj marrëveshje të cilën ai e cilëson si historike.
“Fjalë për fjalë nuk mund të gjej një media të vetme amerikane të lajmeve që të ketë raportuar për përmbajtjen e marrëveshjes historike Serbi-Kosovë. Kështu që lexoni deklaratën time mbi atë që këto dy vende kanë rënë dakord”, ka shkruar Grenell në Twitter.












