Grenell godet Merkelin pas lajmit se kritikut të Putinit i është gjetur helm në trup

Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell përmes Twitterit ka goditur kancelaren Angela Merkel pas lajmit se autoritetet gjermane i kanë gjetur liderit të opozitës ruse dhe kundërshtarit të Putinit substancë helmuese gjegjësisht agjent nervor që i përket kohës së Bashkimit Sovjetik. Grenell ka rishpërndarë një lajm të Agjencisë së lajmeve […]
Emisari Special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell përmes Twitterit ka goditur kancelaren Angela Merkel pas lajmit se autoritetet gjermane i kanë gjetur liderit të opozitës ruse dhe kundërshtarit të Putinit substancë helmuese gjegjësisht agjent nervor që i përket kohës së Bashkimit Sovjetik.
Grenell ka rishpërndarë një lajm të Agjencisë së lajmeve Associated Press në rrjetin social Twitter lidhur me gjetjen e substancën helmuese në trupin e Alexei Navalny që njihet si kundërshtar i Putinit, duke thënë se Kancelarja Merkel dje ka vizituar tubacionin e gazit rus për të shprehur qartë se dëshiron që të blejë më shumë gaz nga rusët.













