Gjykata Speciale miraton rregulloren e ndihmës juridike

Gjykata Speciale miraton rregulloren e ndihmës juridike

Të dyshuarit dhe të akuzuarit të cilët janë të varfër do të mund të marrin ndihmë juridike pa pagesë nga Gjykata Speciale. Gjykata Speciale është duke trajtuar të paktë tri aktakuza kundër ish pjesëtarëve të UCK-së. Për dy prej tyre ka kaluar afati 6 mujor i konfirmimit, ndërsa vet Gjykata Speciale nuk ka lëshuar ndonjë […]

Të dyshuarit dhe të akuzuarit të cilët janë të varfër do të mund të marrin ndihmë juridike pa pagesë nga Gjykata Speciale.

Gjykata Speciale është duke trajtuar të paktë tri aktakuza kundër ish pjesëtarëve të UCK-së.

Për dy prej tyre ka kaluar afati 6 mujor i konfirmimit, ndërsa vet Gjykata Speciale nuk ka lëshuar ndonjë njoftim për konfirmim apo jo të këtyre akteve akuzuese.

Por, kjo gjykatë këtë të enjte ka lëshuar një njoftim tjetër.

Administratorja e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, në konsultim me kryetaren Ekaterina Trëndafilova, ka miratuar Rregulloren e Ndihmës Juridike.

Ky dokument mundëson mbrojtje juridike për personat e  dyshuar apo të akuzuar të cilët janë të varfër.

Ndërkohë, kryetarja Ekaterina Trëndafilova, ka thënë se ky dokument përmbushë standardet universale të drejtësisë.

Por, çka përmban kjo rregullore?

Kërkesën për të marr këtë ndihmë duhet të bëjnë të dyshuarit apo të akuzuarit.

Por, të njëjtit duhet që të vërtetojnë se nuk mund të mbulojnë shpenzimet e mbrojtjes.

Për mos deklarim të drejtë apo edhe për mos bashkëpunim me gjykatën, të dyshuarit por edhe të akuzuarit, mund të detyrohen që ti kthej shumat përkatëse të pareve.

Me anë të kësaj rregulloreje kompensohen ekipet mbrojtëse, shpenzimet e përkthimit por edhe shpenzime të tjera.

Ndërsa shumat përcaktohen varësisht nga kompleksiteti i rasteve që janë të ndara në standarde, të vështira dhe shumë të vështira.

Ndërsa, kompleksitetit i rasteve në apel përcaktohet varësisht prej vendimit të shkallës së parë, për lëndën që apelohet.

Gjithashtu me anë të kësaj rregullore mundësohet edhe Ndihma Juridike për Viktima.

Ndërkohë, shpenzimet e të  akuzuarve potencial në Gjykatën Speciale, mbulohen edhe nga qeveria e Kosovës.

Kjo pasi që Kuvendi i Kosovës, pos ligjit për Dhomat e Specializuar dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ka miratuar edhe një ligj për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të akuzuarve potencial në Gjykatën Speciale.

Së fundmi Ministria e Drejtësisë ka miratuar edhe aktet nënligjore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?