Gjermani: Ndryshime të mëdha brenda një dhjetëvjeçari

Gjermani: Ndryshime të mëdha brenda një dhjetëvjeçari

Më pak birrë, më shumë smartphone dhe njëzet herë më shumë veganë – një krahasim mes viteve 2020 dhe 2010 tregon për ndryshime të mëdha në mënyrën e jetesës në Gjermani. Një vështrim në jetën e përditshme të Gjermanisë para dhjetë vjetësh të duket sot si një ekskursion në një botë tjetër. Të dhënat dëshmojnë […]

Më pak birrë, më shumë smartphone dhe njëzet herë më shumë veganë – një krahasim mes viteve 2020 dhe 2010 tregon për ndryshime të mëdha në mënyrën e jetesës në Gjermani.

Një vështrim në jetën e përditshme të Gjermanisë para dhjetë vjetësh të duket sot si një ekskursion në një botë tjetër. Të dhënat dëshmojnë për një ndryshim tepër të shpejtë, për shembull sa i përket konsumit të pijeve, të mishit, apo të duhanit si dhe përdorimit të celularëve. Ja disa shembuj:

Përdorimi i telefonëve celularë

Aktualisht 76 përqind e qytetarëve gjermanë, pra rreth 53 milionë qytetarë të moshës 16 vjeç e lart, përdorin telefon celular me lidhje interneti. Në vitin 2015 kjo shifër ishte 65 përqind dhe në vitin 2012 vetëm 36 përqind. Sidoqoftë përparimi triumfues i celularëve nisi vetëm në vitin 2007 me hedhjen të treg të iPhone.

Konsumi i birrës

Sipas Shoqatës Gjermane të Prodhuesve të Birrës dhjetë vjet më parë konsumi për frymë i birrës ishte rreth 107 litra. Në vitin 2019 në Gjermani ky konsum ka qenë vetëm rreth 102 litra.

Kurse 1976 thuhet të ketë qenë një vit rekord në Gjermaninë Perëndimore me një konsum prej 151 litra birrë për frymë. Sasia e konsumit të birrës pa alkoolik brenda sasisë së përgjithshme të birrës u rrit me nga rreth tre përqind dhjetë vjet më parë në shtatë përqind tani.

Konsumi i mishit

Në Gjermani ka rreth tetë milion vegjetarianë dhe 1.3 milion veganë. Sipas vlerësimeve të ProVeg atyre u shtohen çdo ditë edhe rreth 2000 vegjetarianë dhe 200 veganë. Në vitin 2011 sipas shoqatës së dikurshme të vegjetarianëve VEBU në Gjermani kishte 6 milion vegjetarianë dhe rreth 60,000 veganë.

Pirja e duhanit

Sipas studimeve të ndryshme, të cilaveu referohet ndër të tjera një raport aktual i qeverisë gjermane përqindja e të rinjve deri në moshën 15 vjeç që pinë duhan ka rënë në dhjetë vitet e fundit me dy të tretat.

Kurse tek të rriturit përqindja e duhanpirësve ka rënë që nga viti 2003 nga rreth 40 në rreth 25 përqind tek burrat dhe nga rreth 30 në 20 përqind tek gratë. Një krahasim mes landeve vazhdon të tregojë të njëjtin fakt: në veri të Gjermanisë dhe në qytetet e mëdha ka më shumë njerëz që pinë duhan.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?