Gati dy të tretat e amerikanëve të rinj nuk e dinë se 6 milionë hebrej u vranë në Holokaust

Gati dy të tretat e amerikanëve të rinj nuk e dinë se 6 milionë hebrej ishin vrarë gjatë Holokaustit, dhe më shumë se 10 për qind prej tyre besojnë që hebrejtë vetë e shkaktuan atë – ka zbuluar një studim. Sipas studimit, të rinjtë e moshave prej 18 e deri në 39 vjeçar, nuk e […]
Sipas studimit, të rinjtë e moshave prej 18 e deri në 39 vjeçar, nuk e dinin (48% prej tyre) emrin e asnjë kampi të përqendrimit apo getoje të vendosur gjatë luftës së dytë botërore.
Gati çereku i respondentëve (23%) thanë që besonin se Holokausti ishte mit, ose që ishte ekzagjëruar, ose që nuk ishin të sigurt. Një nga tetë njerëz (12%) tha se definitivisht nuk kishin dëgjuar, ose mendonin që nuk kishin dëgjuar, rreth Holokaustit, raporton Guardian, përcjell Periskopi.
Më shumë se gjysma (56%) thanë që kishin simbole naziste në platformat e mediave sociale dhe/ose në komunitetet e tyre, dhe gati gjysma (49%) kishin parë postime që e mohonin Holokaustin.
“Rezultatet janë edhe shokuese por edhe trishtuese,” tha Gideon Taylor, president i Konferencës së Pretendimeve Materiale Hebreje Kundër Gjermanisë që kishte komisionuar hulumtimin.
“Ne duhet të kuptojmë se pse nuk po bëjmë më mirë në edukimin e gjeneratave të reja për Holokaustin dhe për ligjërimet e së kaluarës. Kjo duhet të shërbejë si një thirrje për t’u zgjuar,” – shtoi ai.
Së fundi në Kosovë, avokati Tomë Gashi kishte postuar një thënie nga diktatori famëkeq nazist, Adolf Hitler. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe një prokuror tjetër me emrin Beqir Kalludra para disa vitesh./Periskopi












