Gastronomët në telashe të mëdha, 30 për qind e stafit janë larguar nga puna

Gastronomët në telashe të mëdha, 30 për qind e stafit janë larguar nga puna

Gastronomët kanë thyer sot pjata para Qeverisë së Kosovës, duke i shprehur pakënaqësitë e tyre për mos përkrahjen financiare nga institucionet e Kosovës si dhe për mos shfuqizimin e masave ndaj këtij sektori. Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi ka thënë se do të mbajnë një protestë më 25 shtator para objektit […]

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi ka thënë se do të mbajnë një protestë më 25 shtator para objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e rëndë të krijuar në këtë sektor si pasojë e masave të vendosura nga qeveria.

Ai thotë se duhet të hiqet kufizimi i lëvizjes si për qytetarë, ashtu edhe për biznese. Qëllimi i kësaj proteste, sipas tij, është për të ndikuar te shteti që ta ndihmojë gastronominë financiarisht, pasi që nuk po munden t’u dalin ballë shpenzimeve në kohë pandemie.

“Nuk po mundemi t’u dalim në ballë shpenzimeve tona, kështu që nuk kemi pasur as stimulime financiare, as subvencionime, as grante të ndryshme, kështu që kur nuk ka zgjidhje financiare, atëherë kuptohet se nuk mund t’i respektojmë masat siç duhet. Qëllimi i kësaj proteste është për ta stimuluar shtetin që të na ndihmojë financiarisht, po ashtu edhe t’i heqë masat dhe kufizimin e lëvizjes”, tha ai.

Kllokoqi ka thënë se masat e Qeverisë ndaj sektorit të gastronomëve, ka pasur ndikim negativ pasi që 30 për qind e stafit ka mbetur pa punë.

“Ndikimi ka qenë aq i madh sa që papunësia ka shënuar rritje 31 për qind në shtetin e Kosovës, në të gjitha bizneset, ku besoj që pjesa më e prekur është gastronomia për nga përqindja e papunësisë. Ende nuk ka përfunduar gastronomia, dhe nuk kemi mund t’i nxjerrim ende shifrat e sakta, mirëpo parashihet që diku rreth 30 për qind e stafit është larguar nga puna. Jemi duke mbledhur të dhënat e ndryshme, dhe çdo ditë kemi ‘vdekja’ ekonomike te gastronomët e ndryshëm”, ka thënë ai.

Kllokoqi ka lutur gastronomët që t’i respektojnë masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, derisa ka kërkuar që ky sektor të ndihmohet financiarisht dhe që të mos ndëshkohet.

“Ne i bëjmë thirrje gjithmonë gastronomëve që t’i respektojnë masat e distancës, edhe po ashtu i bëjmë thirrje edhe institucioneve, organeve të rëndit që të shkojnë në mënyrë stimuluese ndaj bizneseve, e jo ndëshkuese”, thotë ai.

Sa i përket mbylljes dhe gjobave të shqiptuara ndaj gastronomëve, Kllokoqi thotë se nuk është koha për ndëshkime, pasi ky sektor nuk mund të përballojë dënimet e ndryshme.

Ndryshe, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkëngjiten protestës më 25 shtator, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?