Gashi: VV po bën ‘show’ me mocionin, ne e pyesim se a kanë ende vija të kuqe për PDK-në

Kujtim Gashi i PDK-së thotë se nisma e VV-së për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë është joserioze. “Ne e kemi qartësu qysh në ditën kur Vetëvendosja e ka marrë këtë iniciativë, kemi qenë të pakënaqur se qysh e kanë fillu këtë process, ka qenë më shumë një shoë mediatik që e ka bërë atë në […]
Kujtim Gashi i PDK-së thotë se nisma e VV-së për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë është joserioze.
“Ne e kemi qartësu qysh në ditën kur Vetëvendosja e ka marrë këtë iniciativë, kemi qenë të pakënaqur se qysh e kanë fillu këtë process, ka qenë më shumë një shoë mediatik që e ka bërë atë në fillim sepse të kërkosh vota nga një subjekt opozitar e të mos e kërkosh zyrtarisht por vetëm në mediume e deklarata, kjo ishte joserioze. Ne kemi bërë disa pyetje për VV-në, a është ende Kosova në pandemi, sepse deklaronin se nuk rrëzohen qeveritë në pandemi dhe a ka ende VV-ja vija të kuqe për PDK-në”, ka thënë ai./Periskopi/












