Formacionet zyrtare Kosovë-Greqi: Starton ndeshjen Ujkani, Kosova me risi edhe në rreshtim

Sapo janë bërë publike formacionet zyrtare të Kosovës dhe të Greqisë për përballjen e sotme që nis pas më pak se një ore. Befasia më e madhe për Kosovën qëndron në portë, pasi aty do të jetë kapiteni ynë Samir Ujkani. Sipas mënyrës së rreshtimit, Kosova duket se do të luajë me skemën taktike 4-3-3, […]
Sipas mënyrës së rreshtimit, Kosova duket se do të luajë me skemën taktike 4-3-3, me treshen e sulmit të përbërë nga Arbër Zeneli, Ardhe Nuhiu dhe Bersant Celina.
Në mes të fushës do të jenë mesfushorët Valon Berisha, Ibrahim Dresheviq (mbrojtës) dhe Besar Halimi.
Ndërkaq në mbrojtje Kosova do të ketë Hadërgjonajn, Alitin, Rrahmanin dhe Vojvodën.
Kosova ka gjithsej katër lojtarë jashtë pozicionit të tyre të natyrshëm: Hadërgjonajn, Alitin (megjithëse vazhdimisht luan si qendërmbrojtës), Dresheviqin, Berishën dhe Celinën. /Periskopi













