Fishkëllima dhe letra ndaj Hotit: Aktivistet e PSD-së ia kujtojnë që po e mban gojën mbyllur për dhunën ndaj grave

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, teksa ishte duke folur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë në tryezën e organizuar nga KDI, është ndërprerë nga aktivistet e PSD-së, Teutë Rrusta dhe Natyra Kuçi. Ato kanë hedhur fletushka në drejtim të Hotit, derisa në sallë u dëgjuan edhe fishkëllima të shumta. Teutë Rrusta i ka thënë […]
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, teksa ishte duke folur për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë në tryezën e organizuar nga KDI, është ndërprerë nga aktivistet e PSD-së, Teutë Rrusta dhe Natyra Kuçi.
Ato kanë hedhur fletushka në drejtim të Hotit, derisa në sallë u dëgjuan edhe fishkëllima të shumta.
Teutë Rrusta i ka thënë Hotit se ky aksion po bëhet për shkak ‘të heshtjes suaj për dhunën ndaj grave’.
“Zoti kryeministër ky aksion është për dhunën ndaj grave për të cilat nuk keni folë asnjëherë. Derisa dhuna në familje është duke u rritë, ju nuk e keni folë as edhe një fjalë të vetme, përderisa tanë ditën na folni për pandeminë, për shëndetin publik në të njëjtën kohë gratë po rrezikohen nëpër shtëpitë e tyre prej burrave. Pra përderisa grave po u mohohet e drejta e jetës, e pronës, prandaj as edhe ju nuk ish dashtë me pasë të drejtën me u sillë kështu në shoqëri. Për këtë arsye kemi vendosë me ja u ndërpre fjalën”, tha Rrusta./Periskopi.
Video e këtij aksioni:
https://www.facebook.com/periskopi/videos/318663466081553












