Fatmir Sejdiu thotë se ishte me Rugovën kur deshën ta eliminon me një vazo të hedhur nga lartë

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Ibrahim Rugova ishte një politikan shumë i guximshëm. “Ai ka bërë luftë të madhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në mënyrën e veçantë. Ai ka bërë punë të madhe në tolerancën dhe bashkëpunimin e afrimin e gjithë qytetarëve të Kosovës. Dhe pluralizmin politik, ka startuar në […]
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Ibrahim Rugova ishte një politikan shumë i guximshëm.
“Ai ka bërë luftë të madhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në mënyrën e veçantë. Ai ka bërë punë të madhe në tolerancën dhe bashkëpunimin e afrimin e gjithë qytetarëve të Kosovës. Dhe pluralizmin politik, ka startuar në këtë kohë. Ai ka qëndruar në Prishtinë. Ai nuk është tremb prej gjithë asaj që ka ndodhë, kërcënimeve që ka pasur. Ka pasur dhe familja e tij” – ka deklaruar Presidenti I parë I Kosovës së Pavarur Fatmir Sejdiu.
Ish-Presidenti Sejdiu ka përshkruar guximin e Rugovës si një njeri këmbëngulës që nuk është tremb nga presionet.
“Rugova e ka pasur trimërinë, guximin, këmbënguljen. Nuk është tremb prej këtyre presioneve, që kanë qenë shumë prej tyre perfide por dhe prej tyre shumë banale, që ndodhën. Ai nuk ka hyrë në konflikt me njerëzit. Nuk është tërheqë edhe në presione të mëdha për çështje statusi” – ka thënë Sejdiu.
Ibrahim Rugova ishte lideri I pakontestueshëm i viteve të 90-ta dhe i pas luftës në Kosovë.












