Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën për punonjësit shëndetësorë

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se ka miratuar përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit te punonjësit shëndetësorë, pas testimeve të suksesshme klinike. Ministri i Shëndetësisë, Abdul Rahman Mohammed Al Oweis, tha se vaksina mund të përdoret në “raste emergjente”, duke përfshirë stafin shëndetësor të vendit. Ai tha se vendimi u mor pasi faza […]

Ministri i Shëndetësisë, Abdul Rahman Mohammed Al Oweis, tha se vaksina mund të përdoret në “raste emergjente”, duke përfshirë stafin shëndetësor të vendit.

Ai tha se vendimi u mor pasi faza e tretë e testimit të vaksinës nuk ka treguar efekte anësore, por ka dëshmuar se krijon antitrupa.

Ministri tha se 31,000 vullnetarë, që përfaqësonin 125 kombësi, kanë marrë pjesë në provat klinike.

Kompania Sinopharm CNG, me seli në Kinë, e ka zhvilluar vaksinën dhe ka kryer fazën e tretë të provës klinike së bashku me Qeverinë në Abu Dabi dhe firmën e inteligjencës artificiale ,G42 Healthcare, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar mbi 80,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 399 viktima.

Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 29 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 925,000 kanë vdekur dhe afro 20 milionë janë shëruar.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, aktualisht në botë janë duke u testuar rreth 180 vaksina potenciale kundër koronavirusit./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?