​Osmani ia kthen Grenellit: Të quash shtetësinë tonë ‘simbolikë’, minimizon investimet amerikane në Kosovë

​Osmani ia kthen Grenellit: Të quash shtetësinë tonë ‘simbolikë’, minimizon investimet amerikane në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani iu ka kundërpërgjigjur të dërguarit special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke i thënë se njohja nga Serbia është njohje e një realiteti të cilin SHBA-ja ishte e para që e bëri. “Të quash shtetësinë tonë, që është projekt i përbashkët i popullit të […]

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani iu ka kundërpërgjigjur të dërguarit special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke i thënë se njohja nga Serbia është njohje e një realiteti të cilin SHBA-ja ishte e para që e bëri.

“Të quash shtetësinë tonë, që është projekt i përbashkët i popullit të Kosovës me të SHBA-së ‘simbolikë’, minimizon investimet amerikane në Kosovë. Dhe jo, ne nuk kemi luftuar me Serbinë për ‘fjalët, mbiemrat e simbolikat’, por kemi luftuar për lirinë, kemi luftuar kundër gjenocidit. Delegacioni i Kosovës nuk ishte transparent. Ata kanë thënë se do të marrin njohje reciproke. Duhet të marrin përgjegjësi për zotimet e tyre publike. Pajtohem. Simbolika s’krijon vende pune. Por këtë s’mund ta bëjnë as politikanë të korruptuar në Kosovë që kanë udhëhequr me shtetin e kanë shkatërruar ekonominë tonë në 20 vjetët e fundit”, ka shkruar ajo nw Twitter.

Përndryshe, i dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, duke i thënë se ata që ankohen nuk kanë ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk kanë dhënë asnjë ide të vetme.

Grenell ka shkruar në Twitter, ku edhe ka dhënë detaje për Ujmanin.

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është hap madh. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se që vetëm të ankohen. Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë. S’mund të paguani as qiratë e as të ushqeni familjet tuaja me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është që të dihet saktësisht se si mund të përdoret e çfarë vende pune mund të krijohen. Të sugjerosh se kjo hap çështje të tjera është politikë e pakuptimtë. Ky studim është për të krijuar vende pune”.

Vjosa Osmani gjatë ditës ka shkruar në Twitter se delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë siç janë njohja e ndërsjellë me Serbinë, mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani), mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi).

“Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë). Rezultate konkrete për të pagjeturit. Dëmshpërblim për reparacionet e luftës. Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë dhe eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?