​Ministri Likaj tregon për mundësitë e nisjes së vitit të ri akademik

​Ministri Likaj tregon për mundësitë e nisjes së vitit të ri akademik

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se në fundjavë kanë shpërndarë 500 mijë maska për nxënësit kosovarë pas vendimit për hapjen e shkollave. Likaj i cili është duke raportuar para deputetëve të kuvendit pas thirrjes së interpelancës, ka treguar për mundësitë e fillimit të vitit të ri akademik. Likaj tha se është […]

Likaj i cili është duke raportuar para deputetëve të kuvendit pas thirrjes së interpelancës, ka treguar për mundësitë e fillimit të vitit të ri akademik.

Likaj tha se është propozuar mësimi në distancë, por që vendimet do të merren nga njësitë akademike.

 

“ Sa i përket vitit të ri akademik është shumë vështirë për me fol se si do ta zhvillojmë. Për arsye se sipas rekomandimeve antiCOVID për shkak të shmangies së kontaktit, meqenëse këta janë më të rritur, kanë propozuar një mësim në distancë por vendimet autonome i marrin vetë universitet dhe njësitë akademike. Vendimi për biblioteka, pas një numri të kërkesave të studentëve, bordi antiCOVID e ka shqyrtuar dhe e ka bërë të gatshëm për IKShP-në. Leja gjithmonë për fillimin e vitit të ri shkollor, për hapjen e institucionit dhe mbylljen e saj merret nga IKShP. Sa i përket konvikteve ende nuk ka mundësi sipas IKShP-së deri sa të përmirësohet gjendja me pandeminë”, u shpreh ai.

Sa i përket matjes së temperaturës së nxënësve, çështje që u ngrit nga Partia Demokratike e Kosovës, ministri Likaj tha se këtë mund të bëjë çdo kush, qoftë nga prindi apo edhe mësimdhënësit. Ndër tjera, ai ka folur edhe për dezinfektimit e shkollave.

“Përpos buxhetit të komunave, ne si ministri kemi ndarë 2,6 milionë euro për këtë punë. 1100 shkollave do të ju sigurojmë pajisje motorike që edhe ata t’i kenë këto pajisje. Sa i përket pajisjet me dezinfektantë, ju thatë që disa shkolla janë në gjendje të mjerueshme. 100 shkolla i kam vizituar unë, shtune të diele, dhe gjatë tërë javës përpos inspektoratit, krejt stafi është duke i inspektuar. Asnjë shkollë e pa certifikuar nuk ka filluar procesin mësimor”, ka shtuar Likaj

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?