​Likaj për fillimin e mësimit në veri: Kjo është politikë 20-vjeçare, nuk e kemi shkopin magjik për ta ndryshuar

​Likaj për fillimin e mësimit në veri: Kjo është politikë 20-vjeçare, nuk e kemi shkopin magjik për ta ndryshuar

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, thotë se ka informacione se institucionet që janë në komunat veriore kanë nisur mësimin edhe pse autoritetet qendrore kanë vendosur që një gjë e tillë të mos bëhet deri më 14 shtator. Për këtë, Likaj tha se është politikë 20 vjeçare dhe se nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshime me […]

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, thotë se ka informacione se institucionet që janë në komunat veriore kanë nisur mësimin edhe pse autoritetet qendrore kanë vendosur që një gjë e tillë të mos bëhet deri më 14 shtator. Për këtë, Likaj tha se është politikë 20 vjeçare dhe se nuk kanë mundësi të bëjnë ndryshime me shkop magjik.

Këto deklarata, Likaj i bëri gjatë vizitës ne shkollën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, së bashku me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe drejtoreshën e DKA-së në Prishtinë, Shpresa Shala, panë nga afër përgatitjet që po bëhen në këtë institucion për fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka njoftuar se në 30 komunat e Kosovës po bëhen përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe se pjesa dërrmuese e tyre janë duke punuar maksimalisht në këtë aspekt.

Ai premtoi përkrahje për të gjitha institucionet arsimore, duke theksuar se para pak ditëve ka vizituar disa shkolla edhe në pjesën veriore, megjithatë pohoi se kjo pjesë ka filluar mësimin online në bazë të plan programit të Qeverisë së Serbisë.

“Ministria e Arsimit, Qeveria e Kosovës është qeveri e të gjithë qytetarëve të saj. Ne kemi marrë informacione se ata kanë filluar mësimin online. Kjo është politikë 20 vjeçare, e cila nuk është zgjidhur. Ne nuk e kemi shkopin magjik. Jemi duke e bërë më të mirën edhe për ta”, u shpreh ai.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari tha se përzgjedhja e shkollave sot është bërë në mënyrë të rastësishme, e ndër të tjera u shpreh i kënaqur me përgatitjet qe janë bërë në këtë shkollë.

“Gjatë këtyre dy javëve edhe shkollat e tjera edhe institucionet arsimore në Kosovë, besoj do të jenë të përgatitura dhe me 14 shtator të fillojë me sukses vitin e ri shkollor”, tha ai.

I pyetur në lidhje me deklaratat e tij se edhe pas dy javësh mund të shtyhet mësimi, Jashari deklaroi se ky do të ishte skenari në rast se nuk do të bëheshin përgatitjet e nevojshme por që këto përgatitje janë duke ndodhur në të gjithë vendin.

“Këto deklarata kanë qenë të lidhura me pyetjet që i kanë bërë mediat se çka nëse nuk bëhen përgatitjet. Përgjigja ka qenë natyrale, nëse nuk bëhen përgatitjet ne do të kishim dalë me një apel. Jo vetëm në Prishtinë por edhe në komunat e tjera janë duke u bërë përgatitjet, dhe nëse vazhdon ky aktivitet, atëherë institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë të gatshme”, ka deklaruar ai.

Sipas drejtoreshës së DKA-së ne Prishtinë, Shpresa Shala, Komuna e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor me 14 shtator. Sipas saj, 46 institucione edukatoivo-arsimore janë rinovuar gjatë muajve të verës.

“Është nënshkruar kontrata dhe është në proces bartja e të gjitha materialeve te cilat janë të përfshira në udhëzuesit nga Ministria e Arsimit. Po ashtu kemi marrë informacione për numrin e nxënësve te cilët kanë probleme shëndetësore. Janë pajisur shkollat me dezinfektues dhe janë duke u bartur pajisjet e tjera. Gjithashtu kemi bërë renovime gjatë periudhës së verës në 46 institucione edukativo-arsimore për të përmirësuar kushtet higjienike dhe sanitare në gjithë komunën e Prishtinës”, u shpreh ajo.

Ajo ka theksuar se numri i fëmijëve që janë në çerdhe është 50 për qind më i vogël se sa janë të regjistruar gjatë kësaj kohe, derisa edhe janë liruar nga pagesa.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?