E vrau policia me plumb në kokë, familja: Djali ynë e meritonte burgun, por jo varrin

E vrau policia me plumb në kokë, familja: Djali ynë e meritonte burgun, por jo varrin

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Një ditë më pas, familja e tij po bëhej gati për ta kryer ceremoninë e varrimit të trupit të pajetë të Qorrit. Ai u vra me dy plumba, […]

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren.

Një ditë më pas, familja e tij po bëhej gati për ta kryer ceremoninë e varrimit të trupit të pajetë të Qorrit.

Ai u vra me dy plumba, një në kokë e një tjetër në kofshë. Shala sipas organeve të hetuesisë, kishte të kaluar kriminale. Madje disa herë ai kishte qenë edhe në burg. Por, familja e të ndjerit shprehet e revoltuar për këtë veprim të organeve të hetuesisë. Ajo thotë se viktima është dashur të jetë në burg e jo në varr.

Në një shtëpi dykatëshe, në mesditën e së martës, kishte qëndruar Besnik Shala, 32 vjeç, i njohur më ndryshe si Qorri. Ky person sipas zyrtarëve të policisë së Kosovës kishte të kaluar kriminale. Së fundmi ai po kërkohej nga hetuesia për një vepër penale ‘Tentim vrasje’ të cilën dyshohet se ai e kishte kryer para një jave (16 shtator).

Por derisa policia po e kërkonte për arrestim, 32-vjeçari me armë zjarri nga ambientet e shtëpisë së tij kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë. E edhe zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të të dyshuarit.

Ai u vra në vendin e ngjarjes me dy plumba. Një në pjesën e kokës dhe një tjetër në kërdhokull.

Për vdekjen e këtij personi dhe gjendjen në të cilën ai ka shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka folur për Express drejtori i spitalit, Afrim Avdaj.

“Në ora 19:40 minuta të datës së djeshme është pranuar një pacient pa shenja jete. Lëndim me armë zjarri i regjistruar dhe konfirmuar nga mjeku kujdestar me plagë në kokë dhe në kofshën e majtë. Mjeku kujdestar për këtë rast e ka konfirmuar vdekjen”, ka deklaruar Avdaj.

E Express sot gjatë ditës ka qëndruar në familjen e Besnik Shalës. Ata janë shprehur të revoltuar me zyrtarët policorë për mënyrën se si u vra Qorri.

“Mënyra se si u vra familjari jon është skandaloze. As në kohë të luftës nuk ka ndodhur kështu. Nuk ka qenë zgjidhje vrasja. Ai (Besniku) ka qenë në burg. Pse nuk e kanë mbajt po e kanë lëshu meqenëse ka qenë kriminel?. E me ardh me gjujtë këtu e me na i terrorizua fëmijët kjo nuk është dashtë me ndodhë. Djali nevë na shkoj”, ka deklaruar për Express familja e të ndjerit.

Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Ai fillimisht kishte rezistuar arrestimin nga ana e policisë e më pas kishte gjuajtur në drejtim të tyre edhe me armë zjarri. Policët në vetëmbrojtje i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri Qorrit dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.

Shaban Osmanollaj nga PK-ja e Prizrenit ka deklaruar se i dyshuari kishte vepra të ndryshme kriminale. Ai akuzohej për dy tentim-vrasje. Rastin e fundit për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ka pasur me datë 16 të këtij muaji.

“Personi në fjalë ka qenë i njohur për zyrtarët policorë të Kosovës. Akuzohej për dy raste të tentim-vrasjes. Në lagjen ku ai ka jetuar në vazhdimësi ka shkaktuar probleme. Me datë 16 të këtij muaji ai dyshohej edhe për veprën penale të ‘Tentim vrasjes’, ka thënë Osmanollaj.

Osmanollaj ka deklaruar se tashmë i vdekuri qenë i kërkuar me flet arrest nga Prokuroria në Prizren. I dyshimti ka pasur fletarrest për tentim vrasje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se Qorri ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë, si dhe dy granata dore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?