Durrës: U vra babai dhe u plagos i biri, pesë të arrestuar dhe tre në kërkim

Policia në Shqipëri ka zbardhur ngjarjen që ndodhi mbrëmë në Durrës, ku humbi jetën 39 vjeçari, Armando Baboçi, i cili bashkë me të birin Erald Gjini 19 vjeç u plagosën në një lokal. 5 persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për ngjarjen, ndërsa i plagosur nga ngjarja mbeti dhe Erik […]

Policia në Shqipëri ka zbardhur ngjarjen që ndodhi mbrëmë në Durrës, ku humbi jetën 39 vjeçari, Armando Baboçi, i cili bashkë me të birin Erald Gjini 19 vjeç u plagosën në një lokal.

5 persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për ngjarjen, ndërsa i plagosur nga ngjarja mbeti dhe Erik Totozi, i dyshuari si autori i ngjarjes.

Ndërsa policia thotë se kjo ka ndodhur pas një konflikti të çastit, mësohet se fillimisht babë e bir janë konfliktuar me autorin duke përdorur fillimisht sende të forta, si shkop bejzbolli dhe më pas palët kanë nxjerrë armët.

Pas kësaj, babë e bir janë dërguar në spital, por 39-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa Totozi prej mbrëmjes së djeshme u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve Klodjan Daci, Henri Tatasi, Sergio Tatasi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve Endri Cimo (Bregu), Argit Kastriotipër veprën penale “Moskallëzim krimi”, shkruan Tch.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?