Drenas: Viktima e goditjes nga vetura ishte një 22 vjeçar

Xh.G. nga Drenasi vdiq në vend pas goditjes nga një veturë rreth gjysmë ore më parë në “lagjen e Feronikelit” në Drenas. Portali Drenica sot, raporton se viktima ishte i moshës 22 vjecare. Ai nuk arriti të mbijetoi, vetëm pak çaste pas goditjes, vdiq në vend. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, […]
Xh.G. nga Drenasi vdiq në vend pas goditjes nga një veturë rreth gjysmë ore më parë në “lagjen e Feronikelit” në Drenas. Portali Drenica sot, raporton se viktima ishte i moshës 22 vjecare.
Ai nuk arriti të mbijetoi, vetëm pak çaste pas goditjes, vdiq në vend.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 14.09.2020 ne ora 20:06 Policia ka pranuar informatën se në Gllogoc është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku të përfshira janë një automjet dhe një këmbësor. Njësitet kompetente policore janë marr me rastin”, u shpreh ai.












