Dhuna në familje bën namin në shtator: 44 herë viktima gratë, 14 herë burrat

Dhuna në familje bën namin në shtator: 44 herë viktima gratë, 14 herë burrat

Lajmet për dhunën në familje më në fund kanë arritur ta marrin përkohësisht vëmendjen kombëtare në Kosovë. Periskopi ka bërë një përmbledhje të këtyre rasteve bazuar në raportet e Policisë së Kosovës në 16 ditët e muajit shtator. Nga 61 rastet e dhunës në familje të raportuara në gjysmën e parë të muajit shtator, del […]

Nga 61 rastet e dhunës në familje të raportuara në gjysmën e parë të muajit shtator, del se 55 prej tyre janë kryer nga burrat ndërsa 6 prej tyre nga gratë. Shprehur në përqindje – në raportin mes sekseve – del se afër 90 për qind të rasteve të dhunës në familje kryhen nga burrat, ndërsa pak më shumë se 10 për qind nga gratë.

Sa i përket viktimave të dhunës në familje, ka një ndryshim të vogël por të rëndësishëm. Në raportin me sekset, del se gratë ishin 44 herë nga 61 rastet viktima të dhunës në familje, ndërkohë që burrat ishin 14 herë. Nga këto raste, 6 herë viktima të dhunës në familje ishin fëmijët, shkruan Periskopi.

Nga këto 61 raste, katër prej tyre janë raste të dhunës psiqike ndërsa të tjerët të dhunës fizike.

Por, çka kanë dhunuar gratë?

Së fundi, më 14 shtator, është arrestuar një grua në Podujevë, e cila kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijëve e më pas edhe ndaj familjarëve të tjerë.

Një ditë më herët, një grua në Fushë Kosovë ishte raportuar pasi kishte keqtrajtuar fëmijën e saj.

Edhe më 8 shtator ishte raportuar si rast i dhunës në familje kur një grua kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një burri.

Fushë Kosova – epiqendra e “dhunës në familje”

Nga këto 61 raste, shqetësues është numri i madh i rasteve të raportuara në komunën e Fushë Kosovës. 13 raste janë raportuar brenda muajit shtator vetëm në paralagje të Prishtinës. Ndërsa në kryeqytet, ku ka një numër shumë më të madh banorësh, numri i rasteve të raportuara është vetëm 12.

Sidoqoftë, mbetet brengosës numri i paktë i rasteve të dhunës ndaj fëmijëve – pasi gjatë gjithë muajit shtator janë raportuar specifikisht vetëm tri raste. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?