Dënohet me 100 euro, qytetari që tentoi t’i heqë me kazmë pengesat te shtegu i biçikletave në Prishtinë

Inspekcioni në Prishtinë e ka dënuar me 100 euro gjobë, qytetarin që sot ka dëmtuar pengesat te shtegu i biçikletave në Dardani. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ku tha se pengesa nuk u larg, veçse personi në fjalë është gjobitur 100 euro. “Pengesa e verdhë, nuk u […]
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ku tha se pengesa nuk u larg, veçse personi në fjalë është gjobitur 100 euro.
“Pengesa e verdhë, nuk u largua”, ka thënë Tahiri duke i bashkangjitur edhe fotografinë e shqiptimit të gjobës prej 100 euro.
Kryetari, Shpend Ahmeti, orë më parë postoi një video ku një qytetar ka dalë në rrugë dhe ka dëmtuar shënimin e shtigjeve për biçikleta.
E i menjëhershëm ishte edhe reagimi i institucioneve përgjegjëse.
Më poshtë keni postimin e Adonis Tahirit.












