Dënohet me 100 euro qytetari i cili tentoi t’i largojë pengesat në shtigjet për biçikleta në Prishtinë

Është dënuar me 100 euro qytetari i cili ka tentuar të largojë pengesat në shtigjet për biçikleta në Prishtinë. Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se ndaj qytetarit tashmë është shqiptuar një gjobë. Ndryshe, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti më herët është ankuar për veprimin e këtij qytetari, teksa […]
Është dënuar me 100 euro qytetari i cili ka tentuar të largojë pengesat në shtigjet për biçikleta në Prishtinë.
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se ndaj qytetarit tashmë është shqiptuar një gjobë.
Ndryshe, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti më herët është ankuar për veprimin e këtij qytetari, teksa ka publikuar edhe një video, ku ai shihet duke tentuar t’i largojë pengesat.
“Pse mor vlla? Çka po të pengon? Goxha ndërmarrje me gjet kazmën e me u mundu me prish diçka. A pe sheh qe je në kamerë tash? A e din që është vepër penale kjo?”, kishte shkruar Ahmeti.













