Dell: Hyseni intervenoi natën te unë që ta bind Thaçin të mos dalë nga koalicioni, nuk e ndihmova

Dell: Hyseni intervenoi natën te unë që ta bind Thaçin të mos dalë nga koalicioni, nuk e ndihmova

Diplomati amerikan tani i pensionuar, Christopher Dell i cili ka shërbyer si ambasador në Kosovë gjatë viteve 2009-2012 në një intervistë për Oral History Kosova ka treguar për përplasjet e politikanëve në Kosovë sa ai ishte në shërbim. Dell ka rrëfyer rastin kur Hashim Thaçi ishte kryeministër në vitin 2009 dhe PDK kishte paralajmëruar se […]

Dell ka rrëfyer rastin kur Hashim Thaçi ishte kryeministër në vitin 2009 dhe PDK kishte paralajmëruar se do ta prishte koalicionin me LDK’në.

“E kujtoj një incident në nëntor 2009, kur Thaçi paralajmëroi prishjen e koalicionit. Ishte natë, dhe Skender Hyseni më telefonon duke më thënë duhet të flasësh me Thaçin. Unë iu thashë kjo është politikë e koalicionit dhe nuk ju duhem unë dhe refuzova të ndihmoj”, ka treguar Dell.

Ish-ambasadori ka folur edhe për kohën kur është bërë demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Dell ka përmendur një rast kur e ka telefonuar ish-presidentin Fatmir Sejdiu për ta pyetur se pse nuk po e aprovon zgjidhjen e çështjes së kufirit, teksa Sejdiu iu kishte përgjigjur se nuk e kanë njoftuar për asgjë.

“Kur u bë demarkimi, dhe palët u pajtuan unë isha duke udhëtuar për në Pejë, tani nuk më kujtohet se kush më kishte telefonuar dhe më tha se po presim që të zgjidhim këtë problem por presidenti nuk është këtu. I thashë si po mendon nuk është këtu. E thirra presidentin Sejdiu dhe I thashë çfarë po ndodhë, më tha se askush nuk më ka treguar. Zoti president duhet të shkosh në shkollë sot dhe në klasë dhe duhet të bësh çfarë duhet të bësh”, ka thënë Dell.

Ai ka rrëfyer edhe një rast kur Hashim Thaçi kishte vizituar sëbashku me të një fermer serb në Lipjan, dhe pas kësaj Thaçi kishte kërkuar që t’ia siguronin atij një traktor.

“E mbaj mend së bashku me Hashim Thaçin vizituam një fermer serb në Lipjan të cilët e mikpritën me raki dhe pas vizitës Thaçi u tha sigurojani një traktor. Ishte politikë sikur shitblerje me pakicë”, ka thënë ai.

Më gjerësisht intervistën e ish-ambasadorit Christopher Dell e gjeni këtu:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?