Covid-19 në botë: Rreth 30 milion të infektuar dhe 932 mijë viktima

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në rreth 30 milion, përkatësisht 29,449,050, sipas Worldometers. Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 932,801. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 199,000 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 132,117, India me 80,808, dhe Meksika me 71,049. Ndërkaq, […]
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 932,801.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 199,000 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 132,117, India me 80,808, dhe Meksika me 71,049.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Në Shqipëri janë shënuar 388 viktima dhe janë infektuar 11,520 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 21,280,281 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 7,2 milion raste aktive që presin të shërohen.












