“Charlie Hebdo” vendos t’i ribotojë ilustrimet e profetit Muhamed, Makroni s’e kundërshton

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të martën se nuk i takon atij që ta gjykojë vendimin e revistës satirike “Charlie Hebdo” për ribotimin e ilustrimeve të figurës së profetit Muhamed, duke shtuar se vendi i tij ka liri të shprehjes. “Kurrë nuk është vendi i një presidenti të Republikës që të japë gjykim për […]

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të martën se nuk i takon atij që ta gjykojë vendimin e revistës satirike “Charlie Hebdo” për ribotimin e ilustrimeve të figurës së profetit Muhamed, duke shtuar se vendi i tij ka liri të shprehjes.

“Kurrë nuk është vendi i një presidenti të Republikës që të japë gjykim për zgjedhjen editoriale të një gazetari apo redaksie, kurrë, sepse ne kemi liri të shtypit”, tha presidenti francez.

Megjithatë, duke folur gjatë një vizite në Liban, kreu i shtetit të Evropës Perëndimore tha se është detyrë e qytetarëve francezë që të shfaqin civilizim dhe respekt për njëri-tjetrin dhe ta shmangin dialogun e urrejtjes, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Publikimi i ilustrimeve të figurës së profetit Muhamed në vitin 2015 kishte nxitur zemërim te myslimanët. Revista “Charlie Hebdo” ishte sulmuar nga disa persona dhe 12 persona ishin vrarë.

Për myslimanët, çfarëdo ilustrimi i figurës së profetit Muhamed paraqet blasfemi.

Para sulmit të përgjakshëm, militantët e kishin paralajmëruar revistën përmes internetit se do të paguajë për botimin e ilustrimeve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?