CDC-ja iu thotë shteteve amerikane të përgatiten për shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-19

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA (CDC) iu ka kërkuar zyrtarëve të shëndetit publik që të përgatiten për shpërndarjen e vaksinës potenciale te njerëzit që kanë rrezil të lartë nga sëmundja prej fillimit të tetorit, thuhet në dokumentin e publikuar gjatë ditës së sotme. Koha e vaksinës ka marrë një rëndësi shumë […]
Koha e vaksinës ka marrë një rëndësi shumë të madhe politike pasi presidenti amerikan Donald Trump po kërkon një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Mbi 180 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri prej janarit e deri tash, shkruan Reuters, përkthen Periskopi.
The New York Times më herët ka raportuar që CDC-ja kishte kontaktuar me të gjitha 50 shtetet dhe 5 qytetet e mëdha amerikane për fillimin e planifkimeve.
Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fuci, më herët ka deklaruar në MSNBC se bazua rnë shkallën e raportimeve të testimeve të vaksinës Covid-19, nuk do të ketë mjaftueshëm të dhëna klinike për të kuptuar nëse në nëntor ose dhjetor njëra prej atyre vaksinave do të jetë e sigurt dhe efektive.
Dokumentet e nxjerrura nga New York Times tregojnë që CDC-ja po përgatitet për një ose dy vaksina kundër Covid-19 që të nisin të qarkullojnë prej fundit të tetorit. /Periskopi












