Bytyçi, PDK: Koalicioni qeveritar dështoi të arrij konsensus për pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Bytyçi, PDK: Koalicioni qeveritar dështoi të arrij konsensus për pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka akuzuar koalicionin qeverisës dhe kryeministrin Avdullah Hoti për dështimin e tyre në arritjen e konsensusit për ta miratuar projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Deklarata e plotë e Avni Bytyçit: Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e thellë për qasjen e Kryeministrit Hoti dhe koalicionit qeverisës për të adresuar drejtë problemin […]

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka akuzuar koalicionin qeverisës dhe kryeministrin Avdullah Hoti për dështimin e tyre në arritjen e konsensusit për ta miratuar projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike.

Deklarata e plotë e Avni Bytyçit:

Partia Demokratike e Kosovës shpreh indinjatën e thellë për qasjen e Kryeministrit Hoti dhe koalicionit qeverisës për të adresuar drejtë problemin e krizës ekonomike në vend.

Sot gjatë seancës Qeveria e Republikës së Kosovës dështoi që t’i sigurojë votat e saj për të miratuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Megjithatë siç e kemi shprehur me dhjetëra herë, PDK ka qenë më se e gatshme që të mbështesë këtë ligj jetik për ekonominë e vendit.

PDK ka pasur vetëm një kërkesë minimale, që propozimin ta harmonizojmë dhe ta plotësojmë aty ku ne besojmë se nuk është bërë mjaftueshëm dhe ka pasur mundësi të bëhet gjithnjë në dobi të qytetarëve tanë.

Edhe pse në opozitë PDK në vazhdimësi ka përkrahur ligje dhe marrëveshje ndërkombëtare, madje edhe atëherë kur vetë deputetët e shumicës nuk kishin ardhur në seancë. Në fakt, ne në fillim të pandemisë ishim të vetmit që kishim propozuar një program të detajuar përmes një ligji të vecantë, ligj ky i cili është ende në procedurë e shumë lehtë mund të integrohet në propozimin e qeverisë.

Për hir të korrektësisë ndaj opinionit publik, duam të theksojmë përsëri se ne edhe sot kërkuam bashkërendim dhe bashkëpunim me qeverinë, e cila për çudi nuk po i siguron as votat e veta për propozimet që vetë po i sjellë në Kuvend.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?