Bie numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, shqetësuese numri i viktimave

Rënie e numrit të rasteve të reja me Covid-19 është shënuar në javët e fundit në Kosovë. Megjithëse shqetësuese po vazhdon të mbetet numri i madh i viktimave. Tashme 600 persona kanë humbur betejën me koronavirusin. Që nga muaji mars kur u raportuan rastet e para, deri më tani në Kosovë janë shënuar 14 mijë […]

Rënie e numrit të rasteve të reja me Covid-19 është shënuar në javët e fundit në Kosovë. Megjithëse shqetësuese po vazhdon të mbetet numri i madh i viktimave. Tashme 600 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Që nga muaji mars kur u raportuan rastet e para, deri më tani në Kosovë janë shënuar 14 mijë e 692 raste pozitive nga 58 mijë 425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 ka shkuar në 600, vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar katër viktima.

Aktualisht numri i personave që janë shëruar nga ky virus ka shkuar në 11 mijë e 585, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 507.

Edhe pse numri i rasteve pozitive ka pësuar rënie, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marr ndonjë vendim për lirimin e masave si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Ditë më parë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që masat e njëjta do të mbesin në fuqi të paktën edhe për disa ditë ose javë.

Vetëm në katër ditët e fundit numri i rasteve pozitive brenda 24 ore nuk ka kaluar më shumë se 70 raste në ditë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?