Biden provon ta mbajë fokusin e garës presidenciale te koronavirusi, Trump me plane tjera

Kandidati Demokrat për president të ShBA-ve, Joe Biden, ka provuar të kthejë fokusin e garës presidenciale te koronavirusi ndërsa Trump pati plane të tjera. Kriza shëndetësore në të cilën humbën jetën më shumë se 184 mijë njerëz është lënë në hije në ditët e kaluara shkaku i trazirave në Portland të Oregonit dhe në Kenosha […]
Kriza shëndetësore në të cilën humbën jetën më shumë se 184 mijë njerëz është lënë në hije në ditët e kaluara shkaku i trazirave në Portland të Oregonit dhe në Kenosha të Wisconsinit, kur një polic i bardhë qëlloi shtatë herë Jacob Blake-un, një burrë të zi.
Bideni po provon që fushatën e tij ta bëj si një referendum mbi prëgjigjjen e administratës Trump ndaj pandemisë, shkruan Reuters, përkthen Periskopi.
“Nëse presidenti Trump dhe administrata e tij do të bënin punën e tyre me kohë gjatë kësaj krize, shkollat amerikane do të hapeshin. Dhe do të hapeshin duke qenë të sigurta,” tha Biden në Wilmington të Delaware-it.
Biden dhe Trump janë konfrontuar se cili prej tyre do ta mbajë vendin të sigurt.
Trump, që vizitoi Kenoshan gjatë të martës, ka provuar të kthejë klimën e dhunshme të protestave në të mirë të tij, duke e portretuar veten si një president të “rendit dhe ligjit”. /Periskopi












