Berlusconi shërohet nga Covid: Ia hodha edhe këtë herë

Berlusconi shërohet nga Covid: Ia hodha edhe këtë herë

“Ia hodha edhe këtë herë”. Me këto fjalë, 83-vjeçari Silvio Berlusconi la pas krahëve atë që quajti sfidën më të rrezikshme të jetës së tij, betejën me koronavirusin. Pas 10 ditësh i shtruar në spitalin “San Rafaele” në Milano pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, ish-kryeministri karazimatik i Italisë u shfaq i buzëqeshur përpara mediave për […]

“Ia hodha edhe këtë herë”. Me këto fjalë, 83-vjeçari Silvio Berlusconi la pas krahëve atë që quajti sfidën më të rrezikshme të jetës së tij, betejën me koronavirusin.

Pas 10 ditësh i shtruar në spitalin “San Rafaele” në Milano pasi rezultoi pozitiv me Covid-19, ish-kryeministri karazimatik i Italisë u shfaq i buzëqeshur përpara mediave për të njoftuar shërimin, e për tu kërkuar italianëve të tregohen të përgjegjshëm.

“Ishte një test i vështirë, dhe e them këtë me emocion; falë Zotit dhe profesionalizmit të mjekëve të spitalit “San Rafaele” unë e kalova atë që e konsideroj ndoshta si sfidën më të rrezikshme të jetës sime. Mjekët në spital u çuditën me ngarkesën virale që evidentuan tek unë, më e larta mes dhjetëra mijëra të vëzhguara në “San Rafaele”. Fatmirësisht, kur ma thanë këtë unë isha në fazën e shërimit nga pneumonia e dyanshme. Gjithsesi i them vetes me kënaqësi; ia hodhe edhe këtë herë”, tha Berlusconi.

Mjeku personal i “kavalierit”, Alberto Zangrillo tha javën e kaluar se manjati i medias konsiderohej si pacient me rrezik të lartë, për shkak të moshës dhe problemeve të tjera shëndetësore. Zangrillo pohoi se Berlusconi do të kishte vdekur nëse do të përballej me të njëjtat simptoma në muajt mars dhe prill, por se tani mjekët ishin më të diture e të pajisur mirë lidhur me sëmundjen. Berlusconi u infektua ndërsa gjendej me pushime në vilën e tij në Sardenja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?