Beqiri: Shpesh nuk jam trajtuar sic e meritoja në LDK, por jam ushtar i Rugovës dhe nuk veproj si Vjosa

Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, thotë se shpesh nuk është trajtuar me meritokraci në partinë e tij, por kjo nuk e ka shtyrë kurrë të largohet nga partia e tij. “Unë kam qenë një ndër mbështetësit e fuqishëm të Vjosës në këtë rrugëtimin e saj. Kur nalesh me analizu, bëj pjesë në grupin e njerëzve […]
Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri, thotë se shpesh nuk është trajtuar me meritokraci në partinë e tij, por kjo nuk e ka shtyrë kurrë të largohet nga partia e tij.
“Unë kam qenë një ndër mbështetësit e fuqishëm të Vjosës në këtë rrugëtimin e saj. Kur nalesh me analizu, bëj pjesë në grupin e njerëzve që kam vërejtje edhe në subjektin tim. Unë këtu nuk dëshiroj me lu rolin e viktimës, në rrugëtimin tim 30 vjecar, nuk është ardhë meritokracia edhe në raport me mu, edhe në dy qeveritë, por unë jam ushtar i devotshëm i LDK-së dhe Ibrahim Rugovës edhe kur them se nuk është ardhë në shprehje ose nuk është respektu mjaftueshëm puna ime dhe degës time që është fituese, përsëri nuk më ka shku mendja me e lanë LDK-në. Asnjëherë s’e ndërroj adresën, a me kriju parti”, ka thënë Beqiri./Periskopi/












