Bebe Rexha qenka në lidhje dhe s’e paskemi ditur, mësoni se kush është fatlumi

Bebe Rexha qenka në lidhje dhe s’e paskemi ditur, mësoni se kush është fatlumi

Bebe Rexha po dëshmon se jeta e saj e dashurisë nuk është ‘një rrëmujë’ siç ka kënduar në të kaluarën në këngën “I’m a mess”. Bukuroshja e lindur në Brooklyn – e cila festoi ditëlindjen e saj të 31-të para disa javësh – konfirmoi të enjten se ajo është në një romancë të re me […]

Bukuroshja e lindur në Brooklyn – e cila festoi ditëlindjen e saj të 31-të para disa javësh – konfirmoi të enjten se ajo është në një romancë të re me kinematografin Keyan Safyari ndërsa të dy u fotografuan duke u puthur.

Interpretuesja e hiteve befasoi të dashurin e saj me një udhëtim në një veturë ‘Ferrari’ për të festuar ditëlindjen e tij, shkruan DailyMail.

Bebe Rexha shihej e veshur me një kostum të zi me lëkurë gjarpëri dhe material rrjete, teksa qëndronte në majë të gishtërinjve për të puthur të dashurin e saj të gjatë dhe të pashëm.

Këngëtarja ishte padyshim në qiellin e shtatë teksa po puthej me të dashurin me butësi, ndërsa qeni i saj Bear shikonte.

Keyan, i cili është një kinematograf televiziv dhe komercial, u pa i veshur mjaft me stil në ditën e veçantë të tij.

Ai veshi një palë xhinse të zeza me një këmishë po të zezë, kombinuar me një palë çizme të zeza dhe syze dielli.

Këngëtarja e hitit “Call You Mine” vuri në pah linjat e saj atraktive trupore, ndërsa doli nga shtëpia e saj në një set të pajisur me dantella.

Ajo shfaqi pjesën e pasme të saj për t’u patur zili, pasi kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një palë çizme të zeza me majë.

Bebe Rexha u sigurua që të qëndronte e mbrojtur me një maskë të zezë për fytyrën, teksa mbante edhe një palë syze dielli të mëdha kur po përgatitej të largohej me veturën sportive luksoze.

Edhe vet artistja me prejardhje shqiptare publikoi një fotografi me të dashurin në InstaStory për t’i uruar ditëlindjen, por ja mbuloi fytyrën me një emoji.

Duke pozuar në ‘Ferrari’ pas udhëtimit të tyre të lumtur, ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Gëzuar ditëlindjen beb”, ndërsa u përkul për t’i dhënë atij një puthje.

Duke mbrojtur privatësinë e tij, ajo vendosi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji blu në formë të zemrës ndërsa ai e mbante afër.

Çifti i përfolur u pa për herë të parë së bashku në mars gjatë një feste në Delilah para se fotografitë e tyre të shfaqeshin në korrik.

Rexha ka pohuar publikisht se lidhja e saj e fundit përfundoi në vitin 2015 dhe prej atëherë e deri më tash nuk kishte pasur lidhje, ngase aso kohe zemra e saj ishte thyer keq.

Pesë vjet më vonë duket sikur ajo e ka gjetur fundin e saj të lumtur megjithëse e pranon që është tepër e rezervuar sa i përket jetës private.

Kohët e fundit Bebe Rexha performoi në festivalin “Sound of Beirut”, një koncert virtual i cili u mbajt për t’i dhënë përsëri shpresë qytetit pas shpërthimit shkatërrues të 4 gushtit në Liban, shkruan telegrafi.

Në ditëlindjen e saj të 31-të pak javë më parë, këngëtarja u ngjit në skenën virtuale të eventit MTV VMA 2020 për të prezantuar çmimin “Videoja më e mirë muzikore e vitit”, që shkoi për këngëtarin The Weeknd për këngën e tij “Blinding Lights”.

Kur bëhet fjalë për muzikë të re, ajo tregoi në rrjetet sociale pak muaj më parë se do të publikonte muzikën e saj të re sapo ‘bota të jetë në një vend më të mirë’.

“Mezi pres që ta dëgjoni albumin tim të ri. Vetëm se unë dhe menaxhmenti nuk ndihemi sikur është e drejtë të publikojmë një album gjatë këtyre kohërave” u tha këngëtarja shqiptare fansave të saj.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya