BE-ja kërkon që biznesi dhe politika kosovare t’i mbajnë duart larg nga Agjencia e Akreditimit

Zyra e BE’së në Prishtinë po kërkon që Agjencia Kosova e Akreditimit duhet të funksionoj në mënyrë të pavarur nga interesat politike dhe biznesore, në shërbim të një kualiteti sa më të lartë të edukimit. Ky qëndrim i BE’së është thënë nga zëvendës-shefi i Zyrës së BE’së, gjatë një bashkëbisedimi virtual që ka pasur me […]

Ky qëndrim i BE’së është thënë nga zëvendës-shefi i Zyrës së BE’së, gjatë një bashkëbisedimi virtual që ka pasur me kreun e AKK-së, Naim Gashin.

“Mbështetja e një arsimi kualitativ në Kosovë për të rinjtë është një prej prioriteteve kyçe të BE’së në Kosovë. Agjencia Kosovare e Akreditimit, AKK, duhet të funksionoj e pavarur nga interesat politik dhe biznesor, në shërbim të interesit të një arsimi sa më kualitativ”, thuhet në llogarinë zyrtare të BE’së në twitter.

Serri ka inkurajuar kreun e AKK’së, Naim Gashin, për të vazhduar me punën e mirë dhe ka premtuar mbështetjen e BE’së për Agjencinë në përpjekjet për të forcuar pavarësinë dhe kapacitetin e monitorimit.

“BE iu bën thirrje autoriteteve që të respektojnë procedurat kur zgjedhin anëtarët e bordit të Agjencisë dhe Bordin e Apelit. Autoritetet duhet të mbështesin agjencinë për të rifituar anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare ENQA dhe EQAR duke i siguruar infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe fizike”, thuhet ndër të tjera në deklaratat e lëshuara nga Zyra e BE’së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?