BBC: Ky është kombi që ankesën e ka art kombëtar

BBC: Ky është kombi që ankesën e ka art kombëtar

Në Francë, ankesa për diçka është mënya e përshtatshme dhe frekuente për të filluar një bisedë – por përshtatshmëria e kur, kujt dhe për çka të ankohesh është një art mjaft delikat. *Emily Monaco për BBC, përktheu me shkurtime Periskopi. Shumë shpesh një bisedë në Francë nis me një psherëtimë dhe një ankesë: moti është […]

*Emily Monaco për BBC, përktheu me shkurtime Periskopi.

Shumë shpesh një bisedë në Francë nis me një psherëtimë dhe një ankesë: moti është i keq, vjeljet e rrushin ishin më të këqija; politikanët janë të paaftë dhe budallenj. Kur së pari erdha në Francë, më shumë se një dekadë më parë si një 19 vjeçar amerikan, u shqetësova nga kjo breshëri konstante e ankesave. Pse, hamendesha, francezët ishin gjithnjë në një disponim kaq të keq? Por kur më në fund kisha kurajën që të pyesja një mik francez, ai më tha: ata nuk janë ankues. Ata janë râleurs.

Në Francë, ka disa fjalë për “të ankohesh”: ekziston “se plaindre”, e përdorur për ankimin e vjetër të zakontë; është “porter plainte”, për ankesën në mënyrë më zyrtare. Dhe më pas është edhe “râler”: ankimi veç sa për të bërë qejf me të.

“Râleris është informale, madje edhe kur thuhet në mënyrë pikëlluese,” më shpjegoi Dr.Gemma King, ligjëruese e lartë e frëngjishtes në Universitetin Kombëtar Australian dhe redaktore në një blog. “Mund të ankoheni (në formën râler) për bërjen e një gjëje që megjithatë e bëni, ndërsa ankesa porter plainte implikon se nuk do ta bënit atë gjë.”

Kur ende isha në fazën e aplikimit për të marrë lejen e banimit në Francë, dhe nënshtetësia e Francës ishte ende një ëndërr e largët, bëja shaka se do ta dija se isha bërë tamam francez para se të më konfirmohej kjo sepse do të kisha shtytjen e pakontrollueshme për t’u ankuar e rënkuar. Si parapërgatitje për atë ditë, unë do të ankohesha te çdokush që do të më dëgjonte: supa është shumë e ftohtë, sallata është shumë e nxehtë, ankohesha për ndonjë fqinj që nuk më përshëndeste, e kështu me radhë.

Por ndërsa miqtë e mi qeshnin me përpjekjet e mia për t’u ankuar si një francez, ishte më duket sikur të shihje një fëmijë që ende nuk e kupton gjuhën që pretendon se po flet me dikë në telefon. Përshtatshmëria e kur, kujt dhe për çka të ankohesh (rale) është art delikat, dhe i atillë që duhej ende ta përsosja.

“Për amerikanët, të thuash diçka negative tingëllon si të duash që t’i japësh fund bisedës. Në francë, këto komente perceptohen si “një formë për t’i ftuar njerëzit që të thonë mendimin e tyre”. – thotë Julie Barlow, gazetare.

Amerikanët e veriut, thotë ajo, nuk janë aq rehat me konfrontimet – apo kritikat – siç janë francezët. Raler – ankesa sa për qejf – “merret si diçka më inteligjente se sa thjesht të jesh optimist për gjërat”.

Anna Polonyi, një shkrimtare francezo-hungarezo-amerikane dhe shefja e një departamenti për të shkruarin kreativ në Institutin e Parisit për Mendim Kritik, theksoi që ky dallim qëndron në rrënjë të frikës së ndarë nga shumë amerikanë: atë të të qenit i perceptuar si “dështak”.

“Nuk ka fjalë për atë gjë (të jesh dështak) në Francë,” tha ajo. “Në mënyrë që të jesh dështak, bota rreth teje duhet të mendojë në termet e të fituarit. Dhe unë nuk jam e sigurt që kjo është forma se si njerëzit i shohin ndërvepriemt sociale (këtu.”

Në Francë, bisedat mund të krahasohen me “duelet”, sipas Barlow-t, dhe goditja hapëse mund të jetë një ankesë – një shfaqje e një intelekti të demonstrueshëm, “diçka që i bën njerëzit të duken kritikë dhe jonaivë”.

Sipas një sondazhi, 48 për qind e francezëve doli se më së shumti ankoheshin për qeverinë e tyre. Gjërat personale ndërkohë janë shumë poshtë në listën e gjërave për të cilat qytetarët e Francës bëjnë rale, ankesë.

“Mendoj që francezët janë optimistë dhe pozitivë për jetën e tyre, por priren të jenë tepër të ashpër me vendin e tyre,” tha Barlow. “Mos shkoni në një ndejë e të thuani ndonjë fjalë të mirë për Francën; njerëzit do të tallen me juve.”

Pas shumë vitesh banimi në Francë, më në fund e kisha kuptuar se si të ndërtoja një farë intimiteti me banorët vendës; nuk e kisha ditur se duhej të ankohesha aq shumë. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?