Banorët në Prekaz: Komandanti Adem Jashari është simbol i kombit, turp për Specialen që kërkoi fakte kundër tij

Banorët në Prekaz: Komandanti Adem Jashari është simbol i kombit, turp për Specialen që kërkoi fakte kundër tij

Banorët në Prekaz dhe vizitorët në kompleksin memorial “Adem Jashari” e quajnë absurde çështjen e dosjeve të cilat ditë më parë u lan në zyrat e OVL-UCK-së e që po pretendohet se janë të Gjykatës Speciale, e ku thuhet se Task-Forca Speciale ka kërkuar dëshmi e fakte në Serbi edhe kundër komandantit legjendar, heroit të […]

Banorët në Prekaz dhe vizitorët në kompleksin memorial “Adem Jashari” e quajnë absurde çështjen e dosjeve të cilat ditë më parë u lan në zyrat e OVL-UCK-së e që po pretendohet se janë të Gjykatës Speciale, e ku thuhet se Task-Forca Speciale ka kërkuar dëshmi e fakte në Serbi edhe kundër komandantit legjendar, heroit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari.

Qytetarët në vend vlerësojnë se Adem Jashari mbetet simbol i popullit shqiptarë për liri në luftën e fundit në Kosovë.

Banori i fshatit në Prekaz, Bilall Jashari thotë se është për çudi tash e 21 vjet Kosova nuk arriti të bëjë asgjë për gjykimin e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa Serbia gjykon luftëtarët dhe dëshmorët tanë.

Ai thotë se komandanti Adem Jashari mbrojti pragun, familjen dhe popullin e Kosovës.

“Qe 21 vjet ne s’bëmë asgjë për veten, ndërsa Serbia po bën për veten. Po akuzohen njerëzit e vrarë në luftë këtu në lagjen tonë, komandanti Ademi me tërë familjen, 59 anëtarë të lagjes të vrarë. Kurse Serbia akuzon njerëz të vrarë. Serbia ka ardhur këtu ka luftua, ne s’kemi shkuar në Serbi me luftua, megjithatë, (shteti ynë) këta tonët fjetën, Serbia e shfrytëzojë këtë mundësi. Dhe tash me u akuzua një dëshmorë, një hero pse ka mbrojtur pragun e shtëpisë së vet, kjo nuk ka ndodhë askund në botë”, theksoi Jashari.

Njëri nga vizitorët në kompleksin memorial në Prekaz, Isak Muhadini thotë se komandanti Adem Jashari është simbol i popullit shqiptar, dhe është turp për Gjykatën Speciale nëse ka kërkuar fakte kundër tij.

“Është gabim i madh për Gjykatën Speciale që akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UCK nuk ka bërë krime, ka mbrojt popullin e vet, vendin e vet. Krejt bota e dinë për krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë. Shihe këtë familje, këta i ka vrarë Serbia. Ka masakrua pleq, burra gra dhe fëmijë…. Adem Jashari është simbol i krejt popullit shqiptarë, i cili ka dhënë shumë për këtë popull, për këtë atdhe. Ademi nuk është kriminel, është hero i kombit shqiptarë. Ka mbrojt pragun e vet, familjen e vet”, theksoi Muhadini.

Edhe Milazim Halilaj thotë se pretendimet e Gjykatës janë të gabuara dhe për këtë fajtor janë edhe krerët e institucioneve të Kosovës.

“Lufta e jonë u kanë e pastër. Është gabim prej Gjykatës Speciale, kanë qenë ushtarë të shenjtë, kanë dhënë shumë për popullin. Sa i përket Gjykatës Speciale, unë më shumë i fajësoj të tonët (përfaqësuesit e shtetit). Është një gabim i madh, fatal që ndiqen ushtarët tanë, heronjtë tanë”, thotë ai.

Përderisa familjarë të komandantit Adem Jashari nuk kanë folur për këtë çështje.

Në njërën prej këtyre dosjeve që po qarkullon në media për të cilën OVL-UÇK pretendon se i takon Gjykatës Speciale, thuhet se Task Forca hetuese në kuadër të Speciales ka kërkuar dëshmi e fakte në Serbi kundër Adem Jasharit.

Ditë më parë një person i pa njohur ka dorëzuar dosje në zyrat e OVL-UCK në Prishtinë ku përmendej edhe emri i komandantit legjendar Adem Jashari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?