Balaj-Halimaj: Vuçiq në Uashington me qëllim na provokoi, e injorova pasi më foli në gjuhën serbe

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj e cila ka qenë një nga gratë që ishin pjesëmarrëse në delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, ka treguar se përse e ka injoruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. “Një ditë para takimit në Uashington (3 shtator), ne ishim gjatë diskutimeve për pikat e veçanta të marrëveshjes. Në një moment, për të […]
“Një ditë para takimit në Uashington (3 shtator), ne ishim gjatë diskutimeve për pikat e veçanta të marrëveshjes. Në një moment, për të na dekoncentruar, Vuçiq mu drejtuar në serbisht”.
Balaj-Halimaj në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që Vuçiq e ka bërë këtë gjest me qëllim, për t’i provokuar ata.
“Unë nuk e njoh gjuhën serbe dhe nuk kam qenë e interesuar ta njoh atë gjuhë. Ai [Vuçiq], u ofrua dhe filloi të flasë serbisht dhe unë e shikova me shumë injorancë. Kjo pasi aty të gjithë flisnin anglisht dhe ai insistoi të fliste serbisht, qoftë me kryeministrin dhe me pjesë tjetër të delegacionit “.












