Babai nuk pajtohej me lidhjen e vajzës, plagosi djalin dhe mbajti peng 10 anëtarët e familjes në Malishevë

Babai nuk pajtohej me lidhjen e vajzës, plagosi djalin dhe mbajti peng 10 anëtarët e familjes në Malishevë

Anëtarët e familjes Hasanaj nga fshati Llapqevë i Malishevës, natën e 2 shtatorit, kanë përjetuar tmerrin me sy. Kryefamiljari Nazmiu, nën ndikimin e alkoolit, mori armën e zjarrit dhe plagosi djalin e tij 24 vjeçar Liridonin, ndërsa të ngujuar i mbajti 10 anëtarët e shtëpisë së tij, derisa policia arriti në vendin e ngjarjes. Gazeta […]

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga ngjarja që tronditi Malishevën, tri ditë më parë.

Sipas deklaratës së djalit tjetër të të dyshuarit, motivi i kësaj ngjarje është lidhja e dashurisë së motrës së tij me një djalë, për të cilën nuk ia dha ‘bekimin’ babai.

Ai ka deklaruar se babai Nazmiu nuk ka pranuar që ajo të lidhej me atë djalë e as të martohej.

Konflikti mes tij dhe familjes eskaloi deri në pikën sa 64 vjeçari shkoi në shtëpinë tjetër, po ashtu pronë e tij, mori armën e zjarrit dhe shkrepi në drejtim të djalit të tij 24 vjeçar, Liridonit. Këtë të fundit, policia e gjeti të shtrirë në dysheme me lëndime të rënda në pjesën abdominale, në anën e djathtë.

Por, para se të arrinte policia në vendin e ngjarjes, djali tjetër i të dyshuarit, i cili po kontaktonte me zyrtarët e PK-së, kishte shfaqur shqetësim se babai i tij do t’i vriste të gjithë.

Dyshohet se 64 vjeçari kishte gjuajtur me armë zjarri në mënyrë të pakontrolluar edhe në drejtim të anëtarëve të tjerë të familjes, duke i rrezikuar të gjithë. Si pasojë e këtyre veprimeve, kishin mbetur të ngujuar 10 anëtarët e familjes Hasanaj.

Tutje, Gazeta Sinjali mëson se kur policia ka mbërritur në vendngjarje, i dyshuari e kishte lëshuar pistoletën në tokë. Arma me tre plumba dhe gëzhoja e cila dyshohej se ishte përdorur në këtë rast, është konfiskuar. Ndërsa, është bërë edhe bastisja e dy shtëpive, pronë e të dyshuarit, për shkak se në njërën shtëpi kishte marrë armën e në tjetrën e kishte kryer veprën.

Megjithatë,  gjatë bastisjes në asnjërën shtëpi nuk është gjetur asgjë tjetër ilegale.

Ndaj Nazmi Hasanajt është hapur rasti “Vrasje në tentativë” dhe gjatë kohës së intervistimit, policia ka konstatuar se i njëjti kishte qenë në ndikimin e alkoolit. Atij i është bërë matja e alkoolit në organizëm dhe ka rezultuar 1.27 promilë.

Ndërsa, i plagosuri fillimisht kishte pranuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Malishevës, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Gazeta Sinjali mëson se sektori Rajonal i Hetimeve DRP-Gjakovë, ka paraqitur kallëzim penal kundër Nazmi Hasanaj në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?