Babai i policit të rënë në detyrë, mes lotësh përqafon flamurin e Policisë së Kosovës

Në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shpallur heronj të gjithë policët e rënë në krye të detyrës. I pranishëm për të marr medaljen e heroit ishte edhe babi i policit të rënë, Malsor Dashit, Shemsedini. Pas e mori titullin ai mes lotësh përqafoi flamurin e […]
Në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shpallur heronj të gjithë policët e rënë në krye të detyrës.
I pranishëm për të marr medaljen e heroit ishte edhe babi i policit të rënë, Malsor Dashit, Shemsedini. Pas e mori titullin ai mes lotësh përqafoi flamurin e Policisë së Kosovës dhe tha se djali i tij dasmën e kishte të planifikuar ta bënte dy javë nga data kur i vdiq.
Dy vjet më parë, polici , Malsor Dashi humbi jetë në një aksident trafiku në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit. Ai ishte në detyrë bashkë me kolegun Armend Trena, kur vetura zyrtare e policisë përfundoi në lumin Lepenc, ndërsa trupat e tyre u gjetën pas disa ditësh kërkim.
Si Malsor Dashi në krye të detyrës ranë edhe 20 zyrtarë policorë tjerë.












