Astronomët ndajnë zbulimin me botën: Vrima e Zezë që nuk duhej të ekzistonte ka dërguar valë në gjithë universin

Astronomët kanë detektuar valë gravitacionale nga një vrimë e zezë aq masive sa teoritë ekzistuese thonë që nuk duhej të ekzistonte. Vrima e zezë që dërgoi këto valë gravitacionale është 142 herë më e madhe se sa Dielli, duke e bërë atë më masiven që është observuar ndonjëherë me anë të këtyre valëve. Dhe energjia […]
Vrima e zezë që dërgoi këto valë gravitacionale është 142 herë më e madhe se sa Dielli, duke e bërë atë më masiven që është observuar ndonjëherë me anë të këtyre valëve.
Dhe energjia që ka lëshuar në univers është ekuivalenti i gati tetë masave solare, duke u shpërndarë gjithandej, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
“Kjo nuk duket si një kuisje, gjë që të cilën zakonisht e detektojmë,” tha Nelson Christensen, hulumtues që ndihmoi në kapjen e sinjalit.
“Kjo është si diçka që shkon “bang”” – tha ajo.
Shkencëtarët ende nuk po e kuptojnë se si u krijua kjo vrimë e zezë, dhe se si ky shpërthim i fuqishëm mund të jetë dërguar, pavarësisht se kanë vite që po punojnë në vrimat e zeza.
“Sistemi që kemi zbuluar është aq bizar sa thyen një numër të madh të presupozimeve të kaluara rreth mënyrës se si formohen vrimat e zeza,” tha Karan Jani, hulumtues tjetër. /Periskopi












