Ankohet Gjuriq: Trump e uli në karrige përballë, Putin e la Vuçiqin të pres me orë të tëra

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka reaguar Marija Zaharovës, zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, duke i thënë se nuk do ta lejojë ta sulmojnë krenarinë e Serbisë. Zaharova kishte kritikuar Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për mënyrën se si ishte ulur përball Donald Trumpit, Presidentin […]
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka reaguar Marija Zaharovës, zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, duke i thënë se nuk do ta lejojë ta sulmojnë krenarinë e Serbisë.
Zaharova kishte kritikuar Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për mënyrën se si ishte ulur përball Donald Trumpit, Presidentin të SHBA-së, gjatë takimit që patën më 4 shtator, në të cilin u nënshkrua marrëveshja ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo kishte shpërndarë në rrjetin social Facebook një fotografi të Vuçiqit përderisa ishte i ulur karshi Trumpit në takim në Zyrën Ovale, duke vendosur poshtë saj një fotografi tjetër nga një skena e famshme e filmit “Bassic Instinct”, të Sharon Stone, e cila i kryqezon këmbet në mënyrë provokative derisa aintervistohej nga policia.
Këtë krahasim zëdhënësja ruse e bëri duke thënë se qëndrimi i Vuçiq karshi Trump duhej të ishte pikërisht si në këtë skenë të filmit “Bassic Instinct”.
“Nëse keni qenë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe karrigia juaj është vendosur si për t’ju marrë në pyetje, uluni si në figurën 2, kushdo që të jeni. Thjesht më besoni”, ka shkruar Zaharova mbi fotografi.
Gjuriq këtij postimi i ka reaguar në Twitter duke e quajtur reagim të turpshëm nga ana e Zaharovës.
Ai po ashtu ka thënë se nuk duhet të jetë ky reagim ndaj Vuçiqit për të cilin thotë se ka pritur me orë të tëra për të hyrë në takim me presidentin rus, por se kurrë nuk kishte thënë asgjë rreth këtyre pritjeve. Ashtu sic nuk foli, sipas tij, as kesaj radhe në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Klan Kosova.
“Imagjinoni që presidenti nuk tha asnjë fjalë të shëmtuar kundër Rusisë, madje as në atë vend (Shtëpinë e Bardhë). Imagjinojeni presidenti ka pritur me orë për të hyrë në takimet me presidentin rus dhe kurrë nuk ka kërkuar një karrigee të veçantë. Nuk ju lejoj ta sulmoni Serbinë krenare. Turp të keni “, ka shkruar Gjuriq në Twitter.












