Analisti Salihu propozon kriminalizimin e mbetjeve të regjimit Jugosllav në Kosovë

Analisti Salihu propozon kriminalizimin e mbetjeve të regjimit Jugosllav në Kosovë

Analisti Fitim Salihu me anë të një shkrimi në Facebook ka kërkuar që të kriminalizohen mbetjet e regjimit të Jugosllavisë në Republikën e Kosovës – duke e denoncuar harresën kolektive ndaj krimeve të bëra prej tij.  Ai ka përkujtuar një varg masakrash të kryera nga forcat Jugosllave në Kosovë ndërkohë që ka kërkuar një edukim […]

Ai ka përkujtuar një varg masakrash të kryera nga forcat Jugosllave në Kosovë ndërkohë që ka kërkuar një edukim më të mirë mbi këto krime në vendin tonë.

Salihu ka deklaruar se “qytetet socialiste” janë ndërtuar mbi gjak dhe viktima”.

“Memorialet e diktaturës së Titos akoma mbizotërojnë qytetet tona, si një rikujtim i trishtë që diktatura ka triumfuar mbi demokracinë dhe robëria mbi lirinë. Në anën tjetër, brezave të rinj nuk i mësohet krejt e vërteta në shkollat tona mbi krimet monstruoze që kreu diktatura e tij. Si pasojë, sot më shumë flitet për “mrekullitë” e Titos sesa për krimet mizore të tij. Përçudnim kolektiv.” – shkruan z.Salihu, përcjell Periskopi.

Ai ka konstatuar se shqiptarët vuajnë nga “sindromi i Stokholmit”, një gjendje kjo ku të dhunuarit zhvillojnë ndjenja në formë irracionale për dhunuesit e tyre.

Statusi i plotë: 

Qeveria spanjolle së fundi paska propozuar një projektligj për “memorjen demokratike”. Projektligji parasheh rrënimin ose tjetërsimin e memorialeve dhe mauzoleumeve të diktaturës së Fransisko Frankos, hetimin e krimeve të diktaturës së tij (1936-1978), rivarrosjen e eshtrave të 25 mijë viktimave të diktaturës së tij, eshtrat e të cilëve nuk janë gjetur kurrë, si dhe përfshirjen e “memorjes demokratike” në kurrikulat shkollore, si një sqarim për brezat e rinj për tmerret e diktaturës, ashtu që të shmangen nostalgjitë eventuale për të.
Kosova i ka jetuar nja 4 dekada nën diktaturën e Titos. Mijëra civilë shqiptarë janë masakruar dhe eshtrat e tyre akoma gjenden në varreza masive, pa pasur varr tyrin as sot. “Qytetet socialiste” u ndërtuan mbi gjak dhe viktima. Sot në Prishtinë, pranë Taukbahçes, gjendet varreza masive e Strelishtës, ku janë pushkatuar dhe varrosur masivisht qindra e mijëra shqiptarë të Prishtinës nga partizanët e Titos më 1945. Pastaj, Masakra e Gjilanit, Masakra e Tivarit, Masakra e Drenicës. Të tilla masakra masive pati çdo qytet i Kosovës.
Memorialet e diktaturës së Titos akoma mbizotërojnë qytetet tona, si një rikujtim i trishtë që diktatura ka triumfuar mbi demokracinë dhe robëria mbi lirinë. Në anën tjetër, brezave të rinj nuk i mësohet krejt e vërteta në shkollat tona mbi krimet monstruoze që kreu diktatura e tij. Si pasojë, sot më shumë flitet për “mrekullitë” e Titos sesa për krimet mizore të tij. Përçudnim kolektiv. Eshtrat e gjyshërve tanë i kemi harruar për hir të ca banesave të zymta, të hirta, të shëmtuara e brutaliste.
Ne nuk kemi “memorje demokratike”. Ne kemi “amnezi kriminale”. Ne e harrojmë krimin, bashkëjetojmë me krimin dhe e falim krimin. E, bashkë me të, i amnistojmë edhe kriminelët. Besa, dikur edhe u thurrim elozhe. Ne vuajmë nga Sindromi i Stokholmit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?