Analisti Ramadani thotë se Kosova e rrezikon çnjohjen nga Turqia pas hapjes së ambasadës në Jerusalem

Njohje nga Izraeli por çnjohje nga Turqia? Kjo është frika e analistit Shkodran Ramadani pas marrëveshjeve të nënshkruara në Washington mes ShBA-ve dhe Kosovës. Ramadani thotë se raportet mes Kosovës dhe Turqisë janë acaruar duke iu referuar marrëveshjes në fjalë që çoi në njohjen e pavarësisë së vendit nga Izraeli por edhe në zotimin për […]
Ramadani thotë se raportet mes Kosovës dhe Turqisë janë acaruar duke iu referuar marrëveshjes në fjalë që çoi në njohjen e pavarësisë së vendit nga Izraeli por edhe në zotimin për hapjen e Ambasadës në Jerusalem (gjë që e kanë bërë fare pak vende të botës).
Edhe Turqia kishte reaguar ashpër pas kësaj marrëveshjeje por nuk dihet se cilat do të jenë hapat e mëtejmë nga vendi që udhëhiqet nga autoritari Rexhep Taip Erdoan, përcjell Periskopi.
Ramadani ka kritikuar të gjithë ata që janë munduar të barazojnë Serbinë me Turqinë.
“Turqia eshte aleate e Kosoves ne cdo aspekt dhe nuk mund te nderrohet per Izraelin e as te krahasohet me Serbine. Turqia eshte vend shume me i rendesishem se Izraeli per ne dhe nese rrenohen raportet me te, nje vend i larget si Izraeli nuk mund ta zevendesoje rolin e Turqise. Eshte fatkeqesi nese prishja me Turqine vjen si “efekt anesor” dhe si “rezultat i paqellimshem” i kesaj marreveshjeje.” – ka shkruar ndër tjerash ai.
Turqia deri tash ka qenë një ndër investuesit më të mëdhenj në ekonominë e Republikës së Kosovës.
Statusi i plotë:
Marreveshja ne Washington ka acaruar raportet e Kosoves dhe Serbise me partneret tradicionale, Turqine dhe Rusine. Sa i perket oborrit tone, anti-turqit mund te thone c’te duan, por Turqia nuk eshte vend armiqesor per Kosoven. Me keq, disa tjere mundohen ta barazojne ate me Serbine, por e kane shume gabim. Turqia eshte aleate e Kosoves ne cdo aspekt dhe nuk mund te nderrohet per Izraelin e as te krahasohet me Serbine. Turqia eshte vend shume me i rendesishem se Izraeli per ne dhe nese rrenohen raportet me te, nje vend i larget si Izraeli nuk mund ta zevendesoje rolin e Turqise. Eshte fatkeqesi nese prishja me Turqine vjen si “efekt anesor” dhe si “rezultat i paqellimshem” i kesaj marreveshjeje. Ne ate rast veshtire se ia vlen qe marreveshja te quhet e suksesshme. Kjo tregon se sa e veshtire eshte sot te besh nje marreveshje e te marresh pajtimin e gjitha paleve. Para disa viteve eshte menduar se marreveshjet tona nuk do t’i pranojne vendet si Kina e Rusia, por viteve te fundit krisjet, plasaritjet e thyerjet mes shteteve partnere te Kosoves si ShBA, BE e Turqi e kane komplikuar situaten. Per shkak te ketij fragmentarizimi eshte e veshtire te kenaqesh “bllokun” e shteteve mbeshtetese te Kosoves. Sikur te mos humbisnim kohe me kauzat e rrejshme te demarkacionit dhe takses, Kosova do te kishte 5 vite te arta e shume te vyeshme ne konton e saj te kohes. Derisa ne vetekenaqeshemi ne guasken tone te kotesise, konjuktura nderkombetare nga e cila Kosova perfitoi shume eshte bere gjithnje e me e paqendrueshme, deri ne rrezik te implodimit e te dezintegrimit. Ne kete bote ne fluks e ndryshim kaotik, navigimi pa pasoja te renda eshte gati i pamundur. Neve na mbetet te punojme sa me shume dhe te shpresojme ne deme sa me te vogla!












